Martesa…ja çfarë do t’ju shokojë gjatë vitit të parë
Mendoni se viti i parë i martesës do të jetë si muaji i mjaltit? Pasi festa dhe udhëtimi të kenë përfunduar, duhet të përballeni me realitetin dhe fillimin e një jetese të përbashkët. Ja çfarë do t’ju duket e paparashikuar gjatë kësaj periudhe.
1. Do të shtoni në peshë
Pasi keni qënë në dietë dhe jeni kujdesur për një ushqim të shëndetshëm për pothuajse 12 muaj me rradhë, ndryshimi i parë i dukshëm, do të jenë disa kilogramë më shumë. Kjo jo vetëm sepse ju ka marrë malli për ushqimet “e shpejta” por edhe sepse stresi tashmë ka mbaruar. Kjo është një situate normale dhe aspak për tu shqetësuar. Shijoni statusin tuaj të ri, bashkë me ushqimet që vijnë me të.
2. Disa miq do të “zhduken”
E trishtë ose jo, tashmë nuk keni më mundesinë të ndiqni të gjitha festat që miqtë tuaj organizojnë në fundjavë. Netët e vona pa gjumë dhe pijet e shumta do fillojnë të zevendësohen. Bashkë me to, edhe një pjesë e shoqërise me të cilët dilnit më parë. Le të mos harrojmë se për vajzat egziston edhe një problem i vogël xhelozie. Ndoshta do të filloni të shikoni më rrallë mikeshën tuaj, e cila pret me dëshpërim të vendos edhe ajo një unazë fejese në gisht. Megjithatë njerëzit e afërt e miqtë e vërtetë do të jenë gjithmonë pranë jush.
3. Raporti intim
Do të ketë nga ato mbrëmje, gjatë të cilave ju do të doni thjeshtë të qëndroni duke parë televizor, të lexoni një liber apo ndoshta edhe të lani enët. Kjo është jeta reale. Edhe pse entuziazmi mund të ketë rënë sado pak, e përditshëmria të ketë influencuar raportin tuaj, psikologët na sigurojnë se kjo nuk ndikon negativisht. Çiftet e martuar kanë nje raport seksual më të shëndetshëm dhe të lumtur.
4. Le të ndajmë detyrat!
Tashmë është momenti të ndani detyrat. Ju do të gatuani, bashkëshorti do të bëjë rregullimet e vogla. Bëni këtë ndarje me një plan të caktuar. Psikologët këshillojnë se sa më të përcaktuara e të qarta të jenë detyrat e secilit , aq më pak konflikte do të lindin.
5. Dy rroga…më pak lekë!
Teorikisht duhet të keni dyfishin e të ardhurave që kishit më parë. Por ditë pas dite do të vini re se kjo nuk është e vërtet. Shpenzimet për shtepinë do të rriten bashkë me kërkesat tuaja për të shtuar mobilje dhe aksesorë të rinj. Mendoni se viti i parë i martesës do të jetë si muaji i mjaltit? Pasi festa dhe udhëtimi të kenë përfunduar, duhet të përballeni me realitetin dhe fillimin e një jetese të përbashkët. Ja çfarë do t’ju duket e paparashikuar gjatë kësaj periudhe.