| |

Menyra per nje propozim te paharrueshem

 

 

Momenti i propozimit eshte i paharrueshem ne vetvete, sepse ndodh vetem nje here ne jete (ne rastin me te mire!)  Megjithate nese romances dhe emocionit te ketij moment i shtoni disa detaje, kjo do ta beje ate edhe me te paharrueshem.

Zgjidhni nje ambient “sentimental”

Sentimental ne kete rast perfaqson nje ambient kuptimplot e special per lidhjen tuaj. Psh vendi ku jeni takuar per here te pare, vendi ku keni thene per here te pare “Te dua” ose dicka e ngjashme, qe sigurisht percjell kujtime pozitive.

Ndajeni kete moment me miqte dhe te afermit

Surprizojeni te dashuren tuaj duke e propozuar ne prani te familjareve apo miqve tuaj. Nese kjo gje ju frikson sado pak, zgjidhni nje pike “strategjike” per ta, duke i ftuar te qendrojne ne nje ambient diku afer. Eshte me bukur kur dikush duartroket pasi thuhet Po – ja e shumepritur. Kjo do te krijoje nje atmosfere mjaft festive. Nese propozimi behet ne periudhe festash, do te jete edhe me i paharrueshem.

Punesoni nje fotograf profesionist

Momenti i propozimit do te perflitet gjate. E fejuara juaj mezi prêt ta ndaj kete emocion me mikeshat e saj, e te krenohet me “guximit” qe ju keni treguar! Per ta ndihmuar sigurojini disa foto nga ky moment. Merrni me vete nje fotograf profesionist i cili do te ruaj me aparatin e tij castet me kulmore te propozimit. Gjithcka e dokumentuar mese miri!

Shtoni muzike ne sfond

Mund te zgjidhni kengen tuaj, ate me te cilen keni kercyer per here te pare, kengen e ciftit (cdo cift e ka nje te tille) apo qofte edhe nje muzike romantike. Mos harroni ta vendosni ne sfond.

Sigurohuni qe e dashura juaj eshte pro propozimit ne publik

Jo te gjithe i perjetojne ne menyre te njejte emocionet e forta. Perpara se te beni nje organizmit te madh, sigurohuni qe e dashura juaj nuk eshte kunder shprehjes se dashurise ne sy te publikut.

Similar Posts