| | |

Modele flokesh dhe grimi nga Golden Globes

 

Golden Globes eshte shnderruar tashme ne nje ceremoni frymezuese per te gjithe ata qe duan te vjedhin sado pak pamjen e Vipave. Ne tapetin e kuq per te 71-tin vit rradhazi marshojne modele fustanesh, dizenjo thonjsh, aksesore e canta shume shik. Nga kjo pasarel mode e improvizuar kemi shkeputur disa modele te cilat mund ti vijne ne ndihme nuseve te ardhshme per te zgjedhur stilimin e flokeve dhe grimin.

Ne shumicen e rasteve baza eshte e njejte – kremi vetenxires i cili nuk mungon! Fustanet e mbremjes duken edhe me elegante ne lekure te nxire. Persa i perket ngjyrave te make upit tendenca shkon drejt natyrales dhe theksimit te nje tipari te vetem. Perjashtim ne kete rast ben grimi i Jennifer Lawrence e cila tregon se lyerja e theksuar si e syve ashtu edhe e buzeve nuk eshte nje zgjedhje dhe aq e keqe.

Pluhuri i syve ka nuanca kafe e te arta e kombinohet mire me buzekuq mat ne ngjyrat e tokes. Ky grim i prezantuar nga Margot Robbie, Amber Heard apo Reese Witherspoon do ti pershtatej mjaft mire nuseve bionde e me lekure te celet.

Floket me dy nuanca e maja te hapura vazhdojne te jene ne mode. Ky model i kombinuar me ondet e medha e natyrale duket se i jep mjaft rrezatim pamjes se Olivia Wilde dhe Sofia Vergara.

Ndersa aktorja Zooey Deschanel i ka qendruar stilit Retro, me floke te kapura anash, baluke dhe buzekuq te theksuar.

Per me shume detaje shikoni 7 modelet e meposhtme:

[gdl_gallery title=”modele-flokesh-dhe-grimi-nga-golden-globes” width=”150″ height=”150″ ]

Similar Posts