| | |

Modele flokesh pranvere vere 2013

Modele flokesh pranvere vere 2013

 

Nga floke super te drejta te  Emilio Pucci dhe Derek Lam te modelet e crregullta  te Balmain dhe Lanvin, duket se kete sezon te gjithe mund te gjejne veteveten ne modelin qe i pershtatet me shume.

Pasarelat e modes dhe stilistet me ne ze kane paraqitur nje sere tendencash per modelet e flokeve pranvere / vere 2013:

  1. Floke super te drejte – Pasi munguan per disa sezone floket e drejte dhe te rregullt jane kthyer serish ne mode nga Derek Lam dhe Lacoste.
  2. Floke te lagur – Alberta Ferretti dhe Jason W sjellin nje propozim te guximshem , floke qe duket sikur sapo keni dal nga dushi!
  3. Stili Retro Glamour- nje stil i vjeter por me shume klas. Floke te krehura mire, te fryra dhe me njeren ane te kaluar pas veshit.
  4. Floket bisht ne fund te kokes – Nje model mjaft i thjeshte dhe i duhuri per te gjithe ato qe nuk duan te shpenzojne kohe me rregullimin e flokeve. Nese harroni disa pjese te leshuara ose krijoni nje bisht te crregullt do te jeni edhe me ne mode, te pakten sipas propozimit te Chloe, Versace dhe Chanel.
  5. Topuz ne fund te kokes – Te ngjashem me modelin e mesiperm, topuzet e crregullt e te krijuar ne fund te kokes jane mjaft terheqes e moderne kete sezon.
  6. Baluket – Duket se baluket jane gjithmone ne mode, por baluket e pranvere/vere 2013 jane edhe me te guximshme se zakonisht. Floke te kthyera perpara fytyres per te krijuar baluke, baluke super te shkurtra apo te kaluara te gjitha ne njeren ane te kokes jane nder tendencat kryesore te kesaj vere.
  7. Aksesoret jane shume te rendesishem gjate kesaj vere. Ato nuk mungojne aspak ne pasarelat e D&G, Chanel dhe Louis Vuitton.
  8. Shallat e kokes jane nje tjeter propozim nga D&G. Ky stil do t’ju beje te dukeni mjaft spontane por gjithashtu shton edhe nuance te retros e klasikes.
  9. Fjongo te mendafshta me ngjyre te zeze ose bezhe, te lidhura pas kokes ne nje menyre te tille qe e gjithe vemendja bie te to  – Ky eshte nje tjeter propozim retro glamour  nga Louis Vuitton.
  10. Balmain, Calvin Klein, DKNY dhe Stella McCartney kane menduar per te gjitha femrat qe nuk kane fare kohe per te rregulluar floket. Zgjidhja? Floke te crregullt. Harrojeni krehjen, tharesen apo format e mirepercaktuara. Ndajini floket ne mes dhe krijoni pak fryrje ne rrenje, ose thjeshte kaloni pjesen me te madhe te flokeve nga njera ane dhe jeni gati per te dal. Super modelet e pasarelave kane terhequr vemendjen e te gjitheve ne kete forme.
  11. Onde natyrale – Kush ka floke me onde nuk ka pse te ankohet , perkundrazi kete vere ato jane mjaft ne mode; mjafton te shtoni nje produkt per ti bere edhe me te qendrueshme. Floket me onde jane mjaft seksi e femerore dhe mbi te gjitha te kujtojne gjithmone veren.
  12.  Gershetat – Edhe kete vit te pranishme modelet gershet, vijne te stiluara me me shume fantazi e kreativitet. Ato mund te nderthuren mjaft mire edhe me ndonje prej modeleve te permendura me siper, si pershembull nje pjese e flokeve gershet dhe pjesa fundore me floke super te drejta.
  13. Floke te shkurter per pranvere – Pasarelat nuk paraqiten modele shume mbreslenese per floket e shkurter, megjithate ajo cka bie ne sy jane modelet e shkurtra te kombinuara me ondet natyrale  ose shume te shkurtra dhe te lagura per ata qe jane me te guximshem.
  14. Guxim ne stil dhe ngjyra! Vera eshte per tu argetuar sa me shume. Provoni modele argetuese, eksperimentoni me ngjyrat e theksuara, dhe krijoni ju stilin tuaj te vecante.
  15. Rrenja e palyer – Vazhdon te jete ne mode edhe gjate ketij sezoni. Kontrasti mbetet serish i bukur
  16. Pop Star!! Jean Paul Gaultier eshte nder ata qe mbeshtet stilet e guximshme. Ai paraqet ne pasarel modele flokesh ne ngjyre portokall te theksuar, nje stil tipik i viteve 80.

[gdl_gallery title=”Modele flokesh pranvere vere 2013″ width=”170″ height=”170″ ]

Similar Posts