| |

Modele te guximshme dhe provokuese

2014 eshte viti i nuseve te guximshme!

Qe te jesh ne mode kete vit duhet te guxosh dhe te lesh pas tradicionalen. Kemi permendur shpesh tendencen drejt fustaneve me modele te hapura ne pjesen e kurrizit, por stilistet nuk ndalen ketu.

Pronovias sjell modele provokuese me jaken V te theksuar, ndersa Monique Lhuillier synon drejt imazhit sensuale te fustaneve te shkurter.

Sensual por edhe vajzeror eshte gjithashtu detaji i fjongos i propozuar nga Francesca Miranda, si edhe bustet ne forme korseje te cilat gjejne frymezim ne koleksionet e veshjeve te brendshme.

Disa nga tendencat e sezoneve te meparshme i kane rezistuar kohes. Keshtu pershembull modeli peplum vjen i avancuar dhe i paraqitur ne dy shtresa, peplum ne pjesen e vitheve dhe gjthashtu ne pjesen fundore te fustanit.

Ngjyrat mbeten serish ne mode, e serish ndryshe mbetet edhe stilistja Vera Wang e cila guxon me te zezen dhe i shton fustanit detaje lekure.

Jo me pak te guximshme jane edhe modelet printed ku copa e bardhe nderthuret me imazhe te stampuara lulesh.

Por kete vit stilistet kane menduar edhe per nuset sportive. Tashme keto te fundit mund te veshin fustane me xhepa te medhenj dhe atlete per te vrapuar drejt altarit!

[nggallery id=105]

Similar Posts