Modelet e flokëve për 2013

 

 

Një pamje romantike, delikate dhe e ëmbël është imazhi i nuseve për Sezonin  2012/2013.

Kjo reflektohet edhe në modelet e flokëve që kanë mbizotëruar pasarelat gjatë prezantimit të tendencave të reja.

Gërshet

Kërkoni fjalën nuse dhe do t’ju shfaqen foto me modele flokësh të stiluara në gërsheta!

Kaq shumë në modë është shndërruar ky model në këtë sezon e në atë që vjen.

Më shumë bien në sy gërshetat që mbledhin të gjithë flokët dhe janë të ngritura e te rrotulluara rreth kokës. Megjithatë edhe stili i dy gërshetave anesore, me pjesën e poshtme të flokëve të lëshuar e me onde të çrregullta është shumë e përhapur.

Stili Vintage

E kemi përmendur këtë stil në pothuajse të gjithë elementët; duke filluar nga fustani e deri te aksesorët. Duket se Vintage inspiron edhe për modelet e flokëve.

Ondet e mëdha e të buta janë karakteristikë e këtij stili.

Flokë “të dhëmbëzuara”

Flokë të çrregullt e të dredhur, tipik për një ceremoni në plazh, morën spunto nga propozimi i Vera Ëang. Duket se influenca e saj ishte mjaft e madhe, duke e shndërruar këtë stil në një nga më të preferuarit e sezonit 2012/2013.

 Aksesorët

Rrathë, lule, kapele pa strehë, të shoqeruara ose jo me vello te shkurtra;  nuk do ti mungojnë look-ut të nuseve këtë sezon.

Motive të shumta si flutura, pilivesa, kapëse me lule, janë ato që mbizotërojnë ndër aksesorët e flokëve.

Në sfiladën e Alfred Angelo dhe Oscar De La Renta këto motive janë reklamuar dukshëm.

Vellot janë të mbuluara me kristale dhe kombinohen me modele flokësh të thjeshtë dhe të tërhequra pas.

Topuz

Topuzi klasik nuk del kurrë nga moda. Ashtu si gërshetat edhe topuzi është shfaqur në të gjitha pasarelat e këtij sezoni.

Monique Lhullier dhe Theia paraqitën një topuz të butë, që krijonte një pamje romantike e klasike. Ndërsa në sfiladën e Amsale, stilimi ishte më i lëmuar e i tërhequr, zakonisht duke anuar me tepër nga njëra anë.

[gdl_gallery title=”modelet-e-flokeve-per-2013″ width=”125″ height=”125″ ]

 

Similar Posts