| |

Muaji i mjaltit Lisbone, Portugali

 

Lisbona eshte kryeqyteti i dyte me i vjeter ne Europe, pas Athines. Dikur nje qytet qe ka terhequr eksploratore te njohur si Vasco da Gama, Magellani apo Princ Henry the Navigator, sot Lisbona eshte destinacioni qe mirepret turiste te te gjithe grupeve dhe kombesive.

Kulture, variacion, ndertesa perrallore, vepra arti antike e bashkekohore jane vetem pak element nga ajo qe do te gjeni ne Lisbone.

Nje nga kryeqytet me romantike ne Europe, Lisbona eshte nje perzjerje mes tipare ekzotike te Napolit apo Stambollit, informalitetit te Romes, romances se Venecias, shpirtit Iberian dhe  nje imitim ne miniature i San Francisco.

E duket se vizita ne Lisbone mjaftone per te prekur copeza te ketyre kulturave boterore.

Dita 1. Mberritja

Mberritje ne aeroportin e Lisbones. Transferte private drejt hoteli. Mbremja e lire.

Day 2. Vizite e Lisbones

Mengjesi ne hotel. Takim me guiden per te nisur viziten e qytetit te Lisbones. Pikat kryesore perfshijne: Parku Eduardo VII, sheshi Marques de Pombal, Baixa ne qytetin e poshtem, Stacioni Rossio, Kisha e Shen Antonit, Katedralia, Manastiri i Jeronimos, Muzeun e Pajtoneve (nje nga me te njohurit ne Europe), nje pamje magjepese e lumit Tagus si dhe atraksione te tjera te qytetit. Mbremja e lire.

Dita 3. Udhetim turistik ne Sintra, Cascais dhe Estoril

OPSIONALE – Pas mengjesit ne hotel takim me guiden per te nisur udhetimin drejt Parkut Natyror te Sintres, ku ndodhet dhe nje nga ndertesat me romantike dhe perrallore – ‘Palacio da Pena’. Sintra eshte vendi qe ka frymezuar shume piktore e poet. Aty mund te shijoni nje paradite mes dyqaneve te suvenireve, ambientet ku serviret caj, shume cheese cake dhe embelsira te tjera tradicionale. Dita vazhdon ne zonen kosmopolitane te Cascais,nje zone ku do te vizitoni shume plazhe, shpellen e njohur Boca do Inferno dhe shume serf! Dita ne plazh do te vazhdoje ne zonen Estoril.

Day 4. Dite e lire

Mengjesi ne hotel. Dite e lire per te ekspoluar individualisht qytetin e Lisbones.

Dita 5. Mbremja Portugeze dhe Fado Show

Mengjesi ne hotel. Paradite e lire dhe me pas nje mbremje e paharrueshme mes kultures, tradites dhe gastronomies Portugeze. Fado show eshte nje show i vecante me muzike karakteristike te Portugalise, i shoqeruar me ushqimet tradicionale vendase.

Dita 6. Kthimi

Mengjesi ne hotel. Transferte private nga hoteli drejt aeroportit per fluturimin e kthimit.

  • Transferte private me mjete komode nga aeroporti ne hotel
  • 5 nete akomodim ne dhome dopjo, hotel me 3 yje
  • Te gjithe mengjeset ne hotel
  • Vizite turistike ne qytetin e Lisbones Portugali (guide dhe transport)
  • Vizite turistike ne Sintra, Cascais dhe Estoril (guide dhe transport)
  • Te gjithe biletat hyrese ne vendet e permendura ne program
  • Darke speciale me muzike dhe menu tradicionale – Fado Show
  • Transferte private me mjete komode nga hoteli ne aeroport

 

Rezervoni ne [email protected]

 

Similar Posts