Muaji i mjaltit ne Europe
Nder pergatitjet e dasmes, nuk duhet lene pas dore zgjedhja e destinacionit per muajin e mjaltit. Sa me shpejte te vendosni e rezervoni, aq me shume mundesi keni per te perfituar nga oferta te leverdisshme dhe nje planifikim i sakte ketij udhetimi.
Ekspertet e turizmit sygjerojne nje nga destinacionet e meposhtme.
- Santorini – Peisazhe marramendese. Ndertesa te lara ne te bardhe, darka te shijshme me gatime deti dhe relax ne detin Aegean. Drejtohuni drejt ishullit Thirassia, ngjisni shkallet antike dhe shijoni nje pamje romantike nga kjo lartesi.
- Kreta – Ofron relaksin ne ujerat e ngrohte e rrezet e diellit. Per ata qe jane me aktiv ka mundesi te shumta per ngjitje te organizuara ne mal, ose shetitje gjate bregut. Kur nuk jeni dore per dore, shpenzoni pak kohe per te provuar edhe ushqimin tipik mesdhetare.
- Parisi – Romaca merr jete ne ate qe shume e njohin si qyteti i dritave dhe dashurise. Arkitektura Neo Klasike dhe Rococo, kishat qindra shekullore, urat dhe rruget e ndriquara jane tipike Parizene. Mes Fashion, shume gotave vere dhe pamjes nga kulla Eifel te gjithe do te dashuroheshin!
- Toskana – Ky eshte vendi ideal per ata qe nuk preferojne plazhet. Njelloj si ne filmin Under the Tuscan Sun, Toskana ofron qetesine e nje zone kodrinore e te gjelberuar, keshtjella te vogla autentike, kantina te shumta vere, ullinj mesdhetar e ushqime aromatike.
- Kana – E njohur per festivalin e filmit, Kana ka me shume se kaq per te ofruar. Eshte nje nga ato destinacione elitare, ku mund te ndjehesh shik edhe kur ben nje shetitje ne La Croisete, apo edhe kur shijon rrezet e diellit ne nje nga plazhet e zones. Kana eshte relaks ne lux!
- Dubrovnik – Poeti Lord Bayron e ka cilesuar si perla e mesdheut. Mure te medha te stilit Barok dhe nje det i mrekullueshem ku nuk mungojne anijet e vogla apo edhe jahtet, per te shetitur ne ishujt e shumte te qytetit.
Behuni gati per udhetimin tuaj! Per me shume ide vizitoni galerine e meposhtme. [imagebrowser id=54]