| | |

Muaji i mjaltit ne ishullin e Maltes

Ishulli i Maltes ndodhet ne qender te Mesdheut, 93 km ne distance nga Sicilia dhe 288 nga Afrika. Malta eshte Mesjetare, Mitologjike, “Barokeze” ne arkitekture dhe shume  Katolike ne morin e katedraleve te saj. Moti i ngrohte, plazhet atraktive dhe jeta e nates jane plotesimi i duhur i profilit te ketij destinacioni. Kjo eshte Malta, nje muze historik i hapur!

Dita 1. Mberritja Pas mberritjes ne aeroportin e Maltes, transferte private drejt hotelit ku do te akomodoheni. Mbremja e lire. Akomodim ne hotel me 4 yje.

Dita 2. Shetitje me varke ne 3 ishuj, Fernades, Gozo & Comino Mengjesi ne hotel. Me pas nje dite e plote duke vizituar 3 ishujt e Maltes – Fernades, Gozo & Comino. Gjate shetitjes me varke do te shikoni Marsascala, St Thomas, Delimara, hyrjen e Valletes si edhe nje nga zonat me te medha te peshkimit ne Malte, Marsaxlokk. Nje dite ne zbulim te historise, stilit te jeteses dhe mbi te gjitha plazheve nen rrezet e ngrohta te diellit.

Dita 3. Dite e lire Mengjesi ne hotel. Dite e lire per tu relaksuar ne plazhin privat te hoteli ose ne zonen e pishines verore. Per me aktivet, hoteli ofron aktivitet te shumta si fushe tenisi, qendren fitness dhe sauna, dhe aktivitete ujore si scuba diving.

Dita 4. Vizite ne Valleta Mengjesi ne hotel. Takim me guiden per te nisur turin drejt Valletes, qendres se Maltes. Stili Barok,kopshtet Barraca si edhe katedralet e shumta jane karakteristike e Valletes.

Dita 5. Dite e lire & Darke ne Valleta Waterfort Mengjesi ne hotel dhe relaks ne ambientet e plazhit ose pishines. Ne mbremje, nje darke e organizuar ne nje nga restorantet me te mira ne Malte, me nje menu te perzgjedhur.

Dita 6. Vizite ne Mdina Medina, qyteti mesjetar me rrugicat e ngushta, i njohur ndryshe si “Qyteti i heshtur” do te jete destinacioni i ketij mengjesi.Nen shoqerine e guides do te keni mundesine te zbuloni historine e Medines dhe te vizitoni kopshtin botanik te San Anton. Pasdite e lire.

Dita 7. Nisja Mengjesi ne hotel. Kohe e lire deri ne orarin e transfertes per fluturimin e kthimit. Transferte private per ne aeroport.

–      Transferte private me mjete komode nga aeroportin i Maltes drejt hotelit

–      6 nete akomodim ne dhome dopjo ne hotel me 4 yje

–      Te gjithe mengjeset te perfshira

–      Shetitje me varke gjate dites se dyte, ne 3 ishujt e Maltes

–      Vizite ne Valleta (perfshire guida & transporti)

–      Vizite ne Mdina (perfshire guida & transporti)

–      1 darke ne Valleta Waterfort me menu te perzgjedhur

–      Perdorim i pishines dhe plazhit privat ne hotel, si edhe ambientet fitness e kendet sportive

–      Transferte private me mjete komode nga hoteli ne aeroport

Kontaktoni ne [email protected]

[nggallery id=58]

Similar Posts