Muaji i Mjaltit ne Toskana
Zona e Toskanes ne Itali eshte nder destinacionet perfekte per ata qe njohin dhe shijojne arkiterturen dhe artin e rafinuar, ushqimin dhe veren e mire, e sigurisht natyren megjepsese te zonave periferike. Itinerari i meposhtem eshte nje pakete speciale per te vizituar, njohur dhe prekur nga afer Toskanen, Firencen, Sienen, San Gimignanon, Monteriggioni e zona te tjera perreth, me nje sherbim ekskluziv e te dedikuar per turiste individual.
Dita 1. Mberritje ne Firence Transferte private nga aeroporti ne hotel. Darke e organizuar dhe nje menu e perzgjedhur ne nje nga restorantet e qyetit. Akomodim ne hotel ne Firenze. Nje shishe vere dhurate ne dhomen tuaj.
Dita 2. Vizita e Firences dhe Degustim vererash ne farme Pas mengjesit ne hotel, nisim shetitjen ne Firenze e cila zgjat per rreth 3 ore., shoqeruar me guide ne gjuhen Angleze ose Italiane. Nder atraksione qe do te vizitojme jane: Piazza della Signoria, Ponte Vecchio, Duomo di Santa Maria del Fiore, Piazza della Repubblica etj Kohe e lire per te drekuar ose bere shopping. Ne oren 15:00 nisemi drejt zones se Greve ne Chianti, per te vizituar njeren nga farmat ku do te kemi mundesi te degustojme lloje te ndryshme vererash shoqeruar me antipasta. Vizita ne kantine shoqerohet me shume informacione rreth prodhimit dhe shijeve te ndryshme te veres; por edhe nje peisazh panoramik i vreshtave, zonave te vogla mesjetare, shtepive karakteristike etj. Kthimi ne hotel rreth ores 19:00. Mbremja e lire.
Dita 3. Dite e lire + Kurs Gatimi Mengjesi ne hotel. Opsionale: Te mesojme sebashku sekretet e guzhines Italiane. Aktiviteti fillon ne oren 10:00 me vizite dhe blerje te produkteve ushqimore , pergatitjen e recetave te caktuara, duke perfunduar me nje dreke te shijshme. Pasdite e lire per te vizituar atraksione te ndryshme si: Akademia, Kompleksi i kishes Santa Croce, kopshti Boboli, Pallati Pitti etj.
Dita 4 SHOPPING Mengjesi ne hotel.Ne oren 10 nisja drejt 2 outleteve mjaft te famshme ne periferi te Firences me produkte Prada, Gucci, The Mall etj. Transferte private. Koha per Shopping perfundon rreth ores 17:00 e me pas transferta e kthimit ne hotel (Rreth 45 minuta). Darke special ne nje restorant prane lumit Arno.
Dita 5. SIENA SAN GIMIGNANO dhe MONTERIGGIONI Mengjesi ne hotel dhe me pas nisja drejt San Gimignano ku do te kemi mundesine te vizitojme qytetin shoqeruar me guide dhe shofer personal. Dreke e organizuar dhe nje menu e perzgjedhur, e me pas nisja drejt Sienes. Vizite e atraksioneve kryesore te qytetit. Destinnacioni i fundit per kete dite eshte zona e Monteriggioni. Kthimi ne hotel dhe mbremja e lire.
Day 6. Kthimi Pas mengjesit ne hotel transferte private drejt aeroportit per fluturimin e kthimit.
- Turi i mesiperm eshte individual dhe jo me grupe te tjera turistesh
- Transferte private nga aeroporti ne hotel me mjete komode
- 5 nete akomodim ne Firence
- Nje shishe vere ne dhome gjate nates se pare
- Mengjeset te perfshira
- Tur privat gjate vizitave ne Firence
- Transferte private drejt kantinave te veres
- Degustim i llojeve te ndryshme te veres shoqeruar me antipasta
- Darke speciale ne restorant prane lumit Armo
- Guide dhe shofer ne dispozicion per nje dite te plote vizitash ne Siena- San Gimignano dhe Monteriggioni
- Dreke me menu te perzgjedhur ne nje nga zonat e mesiperme
- Transferte private me mjete komode nga hoteli ne aeroport
Kontaktoni ne [email protected]