| |

Muaji i mjaltit, destinacionet e 2014

Shume cifte po zgjedhin qytetet e medha si destinacionin e duhur per te kaluar muajin e mjaltit. Ata preferojne te shetisin, te vizitojne vende te reja, te shijojne gastronomine dhe te njohin stilin e jetes se vendasve. Edhe kete vit metropolet Europiane jane nder kryesuesit e listave, por sigurisht dhe plazhet egzotike nuk mbeten pas.

www.marled.al propozon meposhte nje liste destinacionesh ku mund te shijoni romancen dhe te celebroni dashurine tuaj kete vit. Shumica e tyre jane destinacione lehtesisht te arritshme nga Shqiperia, e te pershtatshme per cdo lloj buxheti.

 

Paris, France

Per me romantiket, qyteti i dritave dhe dashurise eshte gjithmone nje zgjedhje e mire. Parisi mbetet nje nder kryesuesit e listave persa i perket destinacioneve me te mira te muajit te mjaltit.

Monumetet ikone te Parisit, si Kulla Eifel, Muzeu i Louvrit apo Katedralja e Notre Dame jane atraksionet kryesore qe terheqin vizitoret. Por duke pare pertej ketyre monumenteve, kultura e pasur Franceze shfaqet kudo ne bulevardet sharmante dhe kafenet e zhurmshme. Te duket sikur “La vie en Rose” tingellon gjithandej neper Paris dhe tingellon vertet roz!

Nese keni me shume kohe ne dispozicion per te eksploruar Francen, nje shetitje ne rivieren Franceze te mbushur me kazino, klube nate dhe resorte super luksoze do t’ju sjelle emocione te paperseritshme.

Parisi eshte vendi i duhur per ciftet qe duan te kalojne nje muaj mjalti ne kerkim te romances, zbulimit te kultures dhe kulinarise se sofistikuar Franceze.

Portugalia

Me nje mot te mire, dite plot diell dhe zona te shumta me plazhe, Portugalia po shnderrohet ne nje destinacion ideal per ata qe planifikojne muajin e mjaltit ne stinen e nxehte. Kombinimi i vizitave kulturore ne Lisbone dhe relaksit ne reren e bardhe te Algarve sjelle nje pakete qe kenaqe deshirat e cdo cifti te ri.

Ketu ju do te vizitoni Lisbonen , kryeqytetin e dyte me te vjeter ne Europe, nje kryeqytet qe ka terhequr eksploratore te medhenj nder vite; nje kryeqytet qe nderthur antiken dhe bashkohoren ne nje te vetme. Vizita ne monumente te shumta, ndertesa romantike dhe peisazhe qe kane frymezuar shume poet e piktore, do t’ju mbushin ditet duke i bere ato gjithmone e me te vecanta nga njera tjetra.

Nese vizitoni Portugalin mos harroni te praktikoni serf dhe te kaloni nje mbremje ne Fado Show, nje show i vecante me muzike karakteristike Portugeze shoqeruar me gatime tradicionale vendase.

Portugalia eshte nje zgjedhje e mire per ciftet qe preferojne bregdetit, por njekohesisht duan te jene aktiv e ne kerkim te eksperiencave te reja.

Malta

Ishulli i Maltes ndodhet ne qender te Mesdheut. Malta eshte Mesjetare, Mitologjike, “Barokeze” ne arkitekture dhe shume  Katolike ne morin e katedraleve te saj. Moti i ngrohte, plazhet atraktive dhe jeta e nates jane plotesimi i duhur i profilit te ketij destinacioni. Kjo eshte Malta, nje muze historik i hapur!

Ketu cdo dite ndryshon nga tjetra. Ju mund te zgjidhni shetitjet me varke per te vizituar  3 ishuj – Fernades, Gozo & Comino ose mund te eksploroni qytet mesjetare. Medina apo Valeta jane qytete me rrugica te ngushta dhe kopshte botanike qe te mbeten gjate ndermend.

Per ata qe duan te ndjehen me te perkedhelur, mund te gjejne sherbime te shumta Spa, trajtime estetike dhe paketa speciale masazhesh ne cift.

Malta eshte destinacioni i duhur per ciftet qe preferojne bregdetin dhe duan te shijojne relaksin e romancen e ishullit.

Andalucía, Spanje

Shtepia e Flamengos dhe ndeshjeve me dema, Andalucia ndodhet  ne zonen jugore te Spanjes dhe ka 8 provinca  te shnderruara ne disa prej destinacioneve turistike me te rendesishme ne Europe. Dikur me te varfrat ne Spanje, tashme provincat si Malaga, Granada apo Seville mirepresin cdo vite vizitore nga e gjithe bota. Plazhe te arta ranore, zona rurale me bukuri natyrore  mbreselenese dhe monumente qe pasqyrojne historine e ketij rajoni jane disa prej vecorive qe e bejne ate mjaft terheqes. Banoret e Andalucias jane njerez mikeprites e te zjarrte, ata e shijojne jeten ne maksimum dhe kjo percillet edhe te turistet. Ne Anadalucia mund te zgjedhesh nje pafundesi aktivitetesh. Per ciftet me te guximshem sporte ujore, ngjitje ne mal apo shetitje me parashut mbeten nje eksperience e paharrueshme. Ndersa per ata qe preferojne relaksin, baret e shumta ne bregdet apo mbremjet me vere dhe tapas jane zgjedhja ideale. Ne Andalucia darkat tuaja do te mbushen plot dashuri dhe pasion nen ritmin e flamengos dhe ndricimit te yjeve.

Cappadocia, Turqi

Nje nga destinacionet me unike ne bote, Cappadocia eshte listuar kete vit si me te preferuarat per te kaluar muajin e mjaltit.

Per shkak te nje shperthimi vullkanik, ne zonen e Cappadocia u krijua nje pllaje e madhe, e cila me pas nga gerryerjet e lumit Kizilirmak mori formen e vecante qe ka sot. Aty jane krijuar oxhaqe natyrore ne te gjithe siperfaqen e pllajes. Kjo mrekulli e natyres shijohet me mire duke e pare nga ajri ne nje tur me balona, aktiviteti me i preferuar ne Cappadocia. Ne nje fluturim romantik me balone, qe zgjat rreth 1 ore e 30 minuta, ju mund te dalloni kanionet e thella, luginat dhe oxhaqet e zanave. Ujerat termal me nje temperature rreth 60 grade celcius apo vizitat ne qytet e nendheshme (karakteristike te Cappadocias) jane eksperienca qe nuk do ti gjeni ne asnje destinacion tjeter.

Cappadocia  eshte nje vend per te gjithe ciftet qe kerkojne te perjetojne  eksperienca te vecanta dhe te vizitojne destinacione me pak komerciale.

Italia

Njihet si nje nder vendet me romantike ne bote, eshte lehtesisht e arritshme nga Shqiperia dhe paraqet nje teresi opsionesh qe i pershtaten cdo kerkese te ciftit.  Italia ofron peisazhe piktoreske, eshte e pasur ne art dhe histori, ushqime e vere te mire dhe nje stil jetese qe te ben te perhumbesh ne ngrohtesine dhe pasionin e kultures Italiane.

Nese zgjidhni Italine ju mund te kombinoni vizitat ne Qytetin e Perjetshem te Romes, me shetitjet me gondola ne Venecian magjike. Romantiket do te shprehin deshirat e dashurise se vertet ne Shatervanin Trevi apo te perjetojne dritherimat e histories se Romeo e Julietes ne qytetin e Verones.

Por pervec historise dhe kultures mbi 3000 vjecare, ne Itali do te gjeni dhe peisazhe rurale, degustim verash dhe shetitje ne ferma ne zonen e njohur te Toskanes. Nese zgjidhni kete zone nuk duhet te harroni pa vizituar qytet si Lucca, San Gimignano apo Siena.

Romanca vazhdon ne brigjet Amalfi, me rruget piktoreste, pemet e ullirit dhe aromen e limonave per tu permbyllur ne ishullin luksoz te Kaprit. Kete mund ta cilesojme si destinacioni me i mire i Italise per te kaluar muajin e mjaltit, nje ishull i bardhe mbi nje det safiri. Shetitjet me anije, vizitat ne shpella, trajtimet e vecanta estetike apo perballja me Vipat e Hollywood jane eksperienca qe nuk do ti perjetoni askund tjeter, pervecse ne Capri.

Italia eshte destinacioni ideal per ciftet qe kerkojne te kombinojne kulturen dhe historine e qyteteve, me veren e mire dhe ishujt luksoz.

Ishujt grek

Ndodhen shume prane nesh dhe shpesh  jemi mesuar ti shohim ishujt Grek si destinacionin e duhur per pushimet verore. Por keto ishuj kane me shume se sa nje peisazh te mire bregdetar. Ato pasqyrojne nje miksim te pasur te historise dhe kultures, te shtrire ne nje periudhe mijeravjecare. Eshte kjo trashegimi qe pasqyrohet ne arkitekture, skulpture, muzeume dhe kisha te perhapura ne te gjithe vendin, qe i ben ishujt nje destinacion te vecante per te kaluar muajin e mjaltit.

Vendodhja e ishujve ju jep mundesine te eksploroni vende te reja ne nje pakete te vetme. Ne nje udhetim me anije ju mund te kaloni nga nje ishull ne tjetrin ne nje kohe mjaft te shkurter. Mund te shijoni romancen e Santorinit ne rrugicat e ngushta, shtepite e bardha, catite blu dhe plazhet nga ku perendimi i diellit pikturohet me mire se kudo tjeter. Nese do te zgjidhni Greqine per te kaluar muajin e mjaltit nuk duhet te lini pa provuar disa dite ne ishullin e Mykonos. Aty do te gjeni ujera te kalter, plazhet ranore, resortet luksoze, tavernat mikepritese dhe jeten e nates qe zgjat deri ne agim.

Ishujt Grek jane nje zgjedhje e pagabuar per ciftet qe preferojne te kombinojne relaksin me vizitat kulturore dhe ato historike.

Ishujt Maldive

Ishujt Maldive, nje nga zonat me ekzotike ne bote ndodhen ne Oqeanin Indian ne Jug te Indise. Ato jane republike e pavarur, me kryeqytet Male. Muaji i mjaltit ne Maldive eshte nje nga opsionet me te mira per tu shkeputur nga bota reale, per te shijuar bukurite natyrore dhe luksin e resorteve ne ishuj. Sportet ujore, trajtimet Spa, darkat nen driten e yjeve i bejne Maldivet parajsen e te dashuruarve.Fluturimi nga Tirana zgjat mbi 20 ore por lodhja juaj shperblehet me surprizat e pafundme qe ju presin ne ishull.

Maldivet dallohen per nje klime te ngrohte tropikale dhe muajit me te pershtatshem per ti vizituar jane dhjetor – prill, kur temperatura arrin ne 30 grade celcius.

Ishujt maldive jane zgjedhja e duhur per ciftet qe kerkojne relaks,destinacione ekzotike dhe jane te gatshem te mos kursejne kur behet fjale per muajin e majltit.

www.marled.al

“Gjithcka rreth dasmes tuaj!”

Similar Posts