| |

Mungesa e raportit seksual, 5 shkaqet

Ndosh shpesh qe ciftet te kalojne faza ku mungon deshira per te pasur nje raport seksual te vazhdueshem me partnerin. Kjo eshte nje nga ato situata qe shnderrohet ne burim konflikti, distancimi dhe dyshimesh te medha per gjendjen fizike te secilit prej partnereve.

Por psikologet shpjegojne se pervec problemeve te mundshme fizike, konflikte te pazgjidhura emocionale mund te behen shkaktare te problemeve seksuale.

Kjo perfshin gjendje si:

1.Jeni te nervozuar me partnerin

Edhe nese stuhia ka kaluar, inatet e vjetra krijojne rrenje te thella nese nuk sqarohen plotesisht.

2.Ndjeheni te kontrolluar nga partneri

Mungesa e lirise ul ndjenjen e vetevlersimit. Askush nuk deshiron te jete i kontrolluar, i kufizuar apo te beje veprime te imponuara nga te tjeret. Nese parteri eshte posesiv dhe shfaq shenja kontrolli ky mund shkak i mungeses se deshires per intimitet me te.

3.Mungesa e komunikimit

Gjate bashkejeteses ciftet bien pre e nje komunikimi te vaket, te orjentuar drejt problemeve te perditshme, mirembajtjes se shtepise, situates ekonomike apo rritjes se femijeve. Te gjitha keto tema bejne qe partneret te humbasin vemendjen ndaj njeri tjetrit dhe te fokusohen ne ceshtjet praktike. Te zene nga “hallet” e perditshme shpesh harrojne te bejne komplimenta, te shprehin pasionin apo vleresimin per personin qe kane ne krahe.

Mos harroni, te degjosh nje kompliment eshte me seksi se te pergatisesh listen mujore te shpenzimeve!

4.Mungon terheqja fizike

Vitet te ndryshojne, disa rrudha apo kilogram me teper bejne nje diference te madhe. Partneri nuk duket me ai i meparshmi dhe terheqja fizike fillon te bjere. Eshte e rendesishme te ruani kujdesin ndaj paraqitjes tuaj te jashtme, te jeni aktiv dhe te ndjeheni terheqes pavaresisht moshes apo problemeve te perditshme.

5.Niveli i lartei stresit

Shkaktare i shume problemeve emocionale e shendetsore stresi sjell gjithashtu nje ulje te deshires seksuale. Mundohuni ti kushtoni vemendje vetes tuaj, te kryeni rregullisht aktivitet fizik, te beni ecje, te ushqeheni shendetshem dhe te relaksoheni.

 

Similar Posts