Muzika dhe kercimi. Si ta personalizosh këtë element
Dhurata “muzikore”
Keni miq apo të afërm të cilët mund të këndojnë apo të bëjnë muzikë? Pranoni si dhuratë prej tyre një këngë apo një melodi të luajtur live. Jo vetëm që do të krijohet një atmosferë e ngrohtë dhe familjare, por edhe ata do të ndjehen të nderuar nëse do ti ofrohet kjo mundësi.
Serenata
Nëse keni pak talent mund të merrni guximin dhe të këndoni diçka për bashkshortin tuaj, ose ti kërkoni atij të bëj diçka të tillë. Nëse jo..mund të kërkoni nga banda që të performojë një poezi apo diçka që reflekton mbi lidhjen tuaj.
Një shenjë nderimi
Zbuloni se çfarë muzike është luajtur në dasmën e prindërve tuaj dhe gjeni disa minuta për të luajtur të njëjtat këngë gjatë ceremonisë. Ky xhest do ti gëzojë ata pa masë dhe do ti dhurojë disa momente nostalgjie, kujtimesh dhe shumë rini.
Të vlerësosh kulturën
Muzika është një mënyrë fantastike për të nderuar dhe shprehur trashëgimin dhe kulturën tuaj. Në çfarëdo stili të jetë ceremonia asnjëherë mos harroni të perfshini elementë të traditës dhe sidomos muzikë tradicionale.