Ngjyra qe ju ben te hani me pak
Deri tani kemi degjuar disa opsione nga ato qe te ndihmojne te hash me pak, si psh me shume ore gjume, me shume gota uji gjate dites apo te pertypesh ushimin shpesh here.
Nje nga keshillat lidhet me ngjyrat. Nje pjate e kuqe do t’ju beje te hani me pak!
Ky eshte konkluzioni pasi studiuesit testuan rreth 240 pjesmarres.
Ata i serviren pjesemarresve kokoshka dhe cokollate ne tre pjata te ndryshme – blu, te bardhe dhe te kuqe. Ata te cileve ushqimi ju server ne pjaten e kuqe, konsumuan nje sasi me te vogel se te tjeret.
Pse? Kjo mund te shpjegohet me faktin qe shpesh ne e lidhim ngjyren e kuqe me rrezikun, me shenjen stop, pra me nje paralajmerim. Ne menyre te pandergjegjshme frenohemi dhe nuk i lejojme vetes te hame sasi te medha.
Ky sygjerim mbetet ne nivel studimi dhe sigurisht qe ne individe te ndryshem, rezultatet mund te jene te ndryshme. Megjithate nese e provoni nuk ka asgje te keqe, sidomos ne atmosferen festive kur pjatat e kuqe nuk duhet te mungojne.