Një ceremoni në plazh

Ceremonite e dasmes te organizuara ne plazh jane sa te thjeshta aq edhe romantike. Mjaftojnë pak elementë për dekorim, të përzgjedhur në mënyrën e duhur, dhe ato do ta bëjnë edhe më të këndshme atë c’ka vet natyra ofron.

1. Ngjyrat

Filloni me kombinimet kryesore si: bojëqielli – e gjelbërt; bojëqielli – e bardhë ose blu dhë ngjyrë ari.

2. Hyrja

Ka një mori mundësish për të zbukuruar hyrjen. Shtroni një copë të gjatë tyli të bardhë mbi të cilin do të ecni për të shkuar deri te altari. Shtoni aty disa petale lulesh të shpërndara në mënyrë të crregullt për ti dhënë pamjes më shumë ngjyra dhe gjallëri.

3. Ndërtoni një strehë prej druri

Rruga e shtruar me tylin e bardhe dhe patalet do t’ju coj pikërsiht drejt kësaj strukture. Në këtë mënyrë cifti do të jetë në qëndër të vëmëndjës dhe në një strehë më të freskët. Këto struktura mund të jenë të hapura në pjesën anësore, ose të rrethuara nga copa të mëndafshta, zakonisht në ngjyrë të bardhë. Në pjesën e sipërme mund të vendosni një zbukurim me lule, tollombace apo drita.

4. Zbukuroni karriget

Karriget do të vendosen në të dyja anët e “rruges” ku do të kaloj cifti. Vendosini ato në distancë të njëjtë nga njëra tjetra dhe zgjidhni një veshje mbuluese e cila të përshtatet me ngjyrat e tjera të dekorit. Zgjidhni copa të mëndafshta dhe elegante.

5. Ndani karriget me “rrugën”

Vendosni ndarëse ndërmjet hapsirës ku ndodhen karriget dhe pjesës së shtruar me tylin e bardhë. Ky nuk është një element i detyrueshëm, por thjeshtë dicka shtesë e cila mund të përzgjidhet ose jo ne varësi të preferencave tuaja personale.

Në shumicën e rasteve këto ndarëse janë metalike, me ngjyrë të bardhë dhe vishen me copa të mëndafshta, të kombinueshme me veshjet e karrigeve.

Kjo ndarje mund të bëhet edhe me disa vazo lulesh, apo shirita të vendosur në mënyrë horizontalë, deri në larteësinë e karrigeve.

Për më shumë variacion shtoni zbukurime të tjera si guacka, vazo të vogla lulesh në forma të ndryshme apo qirinj.

 

Similar Posts