Nje dasem plot fantazi
Për një dasëm speciale dhe unike Ju nuk doni thjeshtë një ceremoni të mirë organizuar apo një dasëm të bukur. Shumica e nuseve kërkojnë të realizojnë dicka që të jetë vërtet e tyre, që të mbahet mend si një element i veçantë i dasmës. Ja disa këshilla:
Tregoni historinë tuaj të dashurisë
Filloni ceremoninë duke treguar se si u njohët dhe si u dashuruat me njëri tjetrin. Sigurisht që ka diçka të veçantë në lidhjen tuaj që mund ta ndani me të tjerët; fjalët e para, buzëqeshjet e para, takimi i parë apo mënyra e propozimit.
Festoni duke ruajtur traditën
Pavarsisht se në ditët e sotme gjithçka po globalizohet dhe modernizohet, madje edhe ceremonia e dasmës; të hidhni një vështrim pas nga tradita mund t’ju ndihmojë për të krijuar një dasëm unike. Listoni informacione mbi tradita dhe zakone të ndryshme krahinore ose fetare, te zonës tuaj apo asaj të bashkëshortit, dhe zgjidhni se cilët nga ata element mund ti perfshini ne dasem.
Krijoni diçka të re
Tradita dhe risit duhet të ecin sëbashku. Përpiquni të dilni jashtë kornizës tradicionale. Për të krijuar diçka unike, duhet të shtoni më shumë kreativitet. Shfrytëzoni faktin që ka aq shumë gjëra universale mbi martesën dhe dasmën, sa do të “lodheni” nga alternativat.
Përfshini sa më shumë femijë
Dasmat janë më të hareshme kur mbushen nga të qeshurat e fëmijëve. Përfshini sa më shumë në dasmën tuaj dhe do të krijoni jo thjeshtë një atmosferë argëtuese por edhe familjare. [gdl_gallery title=”nje-dasem-plot-fantazi” width=”150″ height=”150″ ]