|

Nje pasdite ne Kursin e Kreativitetit

Eshte e vertet qe flasim per dasmat dhe planifikimin e tyre. Por pas dasmes (ose edhe pak me perpara) vjen bebi! Dhe rritja e edukimi i tij shnderrohet ne nje prioritet per prinderit e rinj.

Perpara disa muajsh mesuam se tashme ne Tirane, ka nje ambient qe i vjen ne ndihme prinderve per te argetuar e edukuar femijet; duke i dhene liri, duke nxitur krijimtarine dhe imagjinaten e tyre. E gjitha kjo jo prane televizorit, kompjuterit apo lojrave elektronike por ne nje ambient teresisht per te vegjelit.

Keto jane ambientet e Kursit te Kreativitetit. Ne kaluam nje pasdite te kendshme mes te qeshurave te femijeve, e ne fund mbetem te surprizuar nga fakti se imagjinata e tyre nuk njeh kufi!

Ja cfare thote drejtuesja e ketij kursi ne nje interviste ekskluzive per lexuesit e Marled.

Të jesh në mes të fëmijëve, çfarë ndjesie të krijon kjo?

Të qeshura, argëtim, lodhje, sfidë por mbi te gjitha kënaqësi.

Qenia mes fëmijëve të jep mundësinë të jesh edhe njëherë fëmijë, të paktën për 1 orë. Futesh në një botë tjetër imagjinare, më të bukur, më me ngjyra, dhe çdo gjë e shikon me syrin e tyre.Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm dhe kjo është më e bukura e kursit, mënyra se si ata i përcjellin emocionet e tyre e si shprehen. Është pikërisht ky diversitet që i bën ata të veçantë, dhe këtë e përcjellin edhe në krijimet e tyre. Janë vetë ata që i japin veçantine kursit.

Mendojmë se të imagjinosh nuk ka moshë.

 Si është pritur Kursi i Kreativitetit nga prindërit dhe fëmijët?

Si një risi në vendin tonë, mund të them pa hezitim që është mirëpritur.U bëmë gati 1 vit e gjysëm që jemi hapur, dhe mund të them që prindërit në fund të orës ndihen krenarë që fëmijët e tyre, me pak drejtim, mund të krijojnë objekte shumë të bukura. Ndihen të relaksuar, që i kanë hequr nga televizori apo nga ambjentet me lodra të mbyllura, si dhe dhe të lumtur ndërsa dëgjojnë “ Mami ! Babi! Shikoni se çfarë kam bërë??? E gjeni dot çfarë është?”.

Ky kurs ofron aktivitete, të cilat çdo herë janë të ndryshme, dhe kjo i bën fëmijët të mos mërziten asnjëherë.Një tjetër veçanti kjo e kursit, larmia e programit që  ofrojmë.

Duke i sjellur pranë qendrës sonë, ata iu dhurojnë fëmijëve mundësinë e nxitjes  së fantazisë së tyre. Ata shohin se sa të lumtur janë, tek me duart e tyre krijojnë objekte, personazhet e tyre të dashur. Kuptojnë që fëmijët e tyre mund të krijojnë gjëra mahnitëse, që kanë një botë më të madhe nga sa duket, mjafton ti japesh mundësinë e krijimit. Ata fitojnë besim dhe kjo është ora e pavarësisë së tyre.

Kreativiteti lind apo krijohet?

Imagjinata lind me njeriun, por atë duhet ta zhvillosh, duhet ta krijosh, ti japësh formë.Vendosja përpara e disa lloj materialeve e ngjyrave, bën që mendja e fëmijës të fillojë të stimulohet duke kthyer përgjigje, e duke krijuar objekte nga më të ndryshmet. Nëpërmjet këtyre kurseve fëmija jo vetëm vë mendjen në punë, por arrin ti shprehë më mirë emocionet e veta.

Profesionistët e apasionuar dhe energjikë, që drejtojnë kursin, kanë një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim, pasi ata jo vetëm i ndihmojnë të krijojnë e i nxisin imagjinatën, por dhe nxisin komunikimin midis fëmijëve. Një tjetër element shumë i rëndësishëm; nxitja e tyre për t’u shprehur, për të kuptuar,  i japin një tjetër veçori këtij kursi.

 Sa i rëndësishëm është kreativiteti në një rritje të shëndetshme mendore për fëmijët dhe sa ndikon kjo në ecurinë e tyre për të ardhmen?

 Më lejoni të përmënd një shprehje të Ajnshtajn: “Është më e rëndësishme të imagjinosh se sa të dish “. Ky është dhe sllogani, mesazhi i kursit tonë.

Fëmijët janë në një moshë që përthithin çdo gjë. Sikurse për të krijuar ashtu edhe për të pikturuar nuk ka moshë, por atyre duhet tu krijosh mundësinë dhe ti nxitësh që ta bëjnë. Nëpërmjet artit, imagjinatës, krijimtarisë, ata fitojnë besimin tek vetja, zhvillojnë akoma më shumë komunikimin dhe shprehitë.

Statistikat tregojnë që fëmijët të cilët merren me kreativitet, ngjyra dhe materiale janë më të zgjuar, pasi truri duhet të punojë në shumë dimensione për të kthyer përgjigje dhe për të gjetur zgjidhje. Bëhen më të zotë dhe kërkojnë gjithmonë më shumë nga vetja.

Mund të them që të gjitha këto në fund përkthehen, në një fëmijë të lumtur.

Cfarë mësojnë fëmijët në kursin e kreativiteti? Cilat janë disa nga praktikat bazë apo ushtrimet që ju zhvilloni?

Fëmijët adhurojnë të pikturojnë dhe të krijojnë objekte me duart e tyre. Në fillim janë në gjëndje të bëjnë njolla në letër, më pas fillojnë të kopjojnë dritëhijet dhe pastaj janë në gjëndje të pikturojnë njerëz, pemë, shtëpi dhe çdo gjë që i rrethon.Nëpërmjet pikturës, si me lapsa ashtu edhe me penela, tek fëmijët zhvillohet kontrolli i gishtave, duarve, komunikimi nëpërmjet shprehjes së ndjenjave në pikturë, duke përdorur imagjinatën dhe duke mësuar rreth madhësive, dritëhijeve dhe kombinimit të ngjyrave.

Me materialet e riciklueshme që u ofrohet çdo orë, ata krijojnë objekte të ndryshme, që më pas i japin dhe ngjyrat që ata preferojnë. Por në kreativitet krahas materialeve të riciklueshme përdoim dhe materiale të tjera, specifike për këtë moshë. Gjithashtu, një orë e veçantë i dedikohet teknikave bazë të pikturës.

Cfarë duan ata më shumë?

Ne jemi munduar që programi të jetë i larmishëm, çdo seancë t’Ju ofrojë gjëra të reja.Ndërkohë programi I çdo muaj përshtatet me stinën dhe temën.Jemi munduar që dhe ata, të bëhen pjesë e programit duke I përfshirë të sjellin dhe ndonjë material të riciklueshëm nga shtëpitë e tyre, në mënyrë që të edukohen me rëndësinë e ricklimit dhe mbrojtjes së ambjentit. Nëse duam të investojmë tek këta fëmijë është pikërisht ky momenti që ata të rriten ndryshe.

Ata duan çdo gjë, natyrën, kafshët, çdo gjë që rrethon botën e tyre.

Cila është mosha e fëmijëve që mund të jenë pjesë e kurseve që Ju zhvilloni?

Sic Ju thashe s’ka moshë për pikturë dhe kreativitet. Por ky program, është ndërtuar për grupmoshën 3 – 6 vjeç. Një grup ka deri në 8 fëmijë.

Sa zgjat programi, pra sa seanca rekomandohet të ndjekë një fëmijë?

Kursi funksionon gjatë gjithë kohës, pasi programi bëhet çdo muaj, siç thamë, duke iu përshtatur eventeve të muajit, ndonjë teme specifike, apo dhe stinës. Por, gjatë periudhës së verës ai zhvillohet në një format tjetër, në atë të Kampeve Verore, ku fëmijët kanë më shumë kohë të lirë, kështu kursi zhvillohet paradite, më me shumë orë, më shumë aktivitete.

Kursi është e rekomandueshme të ndiqet, minimalisht një herë në javë dhe maksimalisht, dy herë në javë. Seancat zgjasin rreth një orë, pasi dhe fëmija mund të përqëndrohet deri në 45 min maksimumi.

A është e kushtueshme të nxitësh kreativitetin tek fëmijët?

Kësaj pyetje në fakt duhet ti përgjigjen prindërit, por mendoj që s’është e kushtueshme. Duke ardhur aty, fëmijët mësojnë se çfarë mund të krijojnë me materialet e riciklueshme, gjë që më pas mund ta bëjnë dhe vetë në shtëpi.Mësojnë rreth kombinimit të ngjyrave, nxitet komunikimi, fantasia.

Seancën e parë, ne e ofrojmë 200 lekë për ti dhënë mundësi dhe fëmijës por edhe prindërve, të shohin se çfarë i pëlqen dhe çfarë mund të bëjë fëmija i tyre.

A kemi një brez të ri kreativ? 🙂

Nëse do investojmë që në fëmijëri atëhere besoj se po. Por duhet të gjithë të kontribuojmë. Është përgjegjësi e jona, e të gjithë prindërve të kontribuojmë në krijimin e një brezi të tillë.Cfarë duam ne për fëmijët tanë. Personalisht dua ta shoh me këtë sy, pasi në të kundërt s’do e kishim hapur këtë kurs.

Kursi I Kreativitetit

Facebook: kursi I kreativitetit – https://www.facebook.com/KursiIKreativitetit

[email protected]

Mob: 0674096680

[gdl_gallery title=”nje-pasdite-ne-kursin-e-kreativitetit” width=”150″ height=”150″ ]

Similar Posts