Nuse Mama, ja si ta shijoni sa me shume dasmen
[youtube height=”250″ width=”600″]http://www.youtube.com/watch?v=8rbxh3hu3m8[/youtube]
Deri para pak kohësh vajzat, të cilave festa e martesës iu binte në tremujorin e dytë ose të tretë të shtatzënisë, mundoheshin të gjenin fustane që e fshihnin këtë gjendje të bekuar! Tani jo më! Të nxjerrësh në pah barkun është feminilitet, dasma është festë dashurie dhe bebi në bark manifestimi i saj! Një palë balerina ose këpucë me taka të ulëta, fustan pas trupit por i lirshëm, make–up vajzëror dhe i freskët, flokë romantike dhe ti je nusja e muajit! Gjithçka është para jush! Ja disa gjëra që Kursi Përgatitor I Lindjes Ju sygjeron të keni parasysh, gjatë planifikimit të dasmës suaj.
Agjensi Dasmash
Një nga gjërat e para që do Ju këshillonim të bënit. Zgjedhja e agjensisë së duhur do Ju kursejë shumë kohë dhe lodhje, duke iu ofruar mundësi të ndryshme zgjedhjesh në çdo element të dasmës suaj, duke filluar nga fustani, aksesorët e tjerë, restoranti, muzika, e deri tek fotografi. Ndaj dhe në këtë rast vlen “mos dëgjoni eksperiencat” e organizimit të dasmave të miqve tuaj por ndiqni instiktin tuaj, dhe bëjeni vetë zgjedhje, një mënyrë për tu mos u çoroditur në vendimmarrje. Zgjdhni një agjensi që plotëson kërkesat e juaja, është disponibël në çdo moment duke Ju kursyer kohë dhe lodhjen e pajustifkueshme.
Fustani
Ndoshta do keni vështirësi në gjetjen e fustanit të duhur për Ju, por mos u dorëzoni dhe mos bini në kompromise për një fustan më pak se ai i ëndrrave tuaja. Kërkoni për një agjensi që të vihet komplet në dispozicionin tuaj duke Ju ofruar shërbimin maksimal, dhe tregojini asaj datën e dasmës dhe sa javë shtatzënë I bie të jeni në atë datë. Veshja juaj, do të duhet të jetë e rregullueshme, pasi Ju nuk mund të parashikoni sa do jetë norma e rritjes suaj ose dinamika e dimensioni i saj. Shikoni për fustane të derdhura që përshtaten më shumë, sesa ata të shtrënguar me ije të vogla, apo të ngushtë pas trupit. Stilet më të përshtatshëm janë stilet princeshë, stili me linjën “A” dhe ai perandorak . – Vendosni theksin mbi supet tuaja dhe bustin, për të tërhequr syrin larg zonës tuaj të barkut . – Në qoftë se dëshiron të blesh një fustan dasme të gatshëm, përpiquni ta zgjidhni atë shumë afër datës së dasmës, për të qënë të sigurt, për një përshtatje të duhur të barkut dhe për të qënë sa më i rehatshëm për Ju. – Shmangni korset apo ndonjë veshje tjetër të ngushtuar. Për një grua me një bust në rritje dhe kyçe që dhembin, zgjidhja e duhur është lirshmëria.
Këpucët
Harroni takën e lartë!Vishuni me këpucë të sheshta, balerinatjanë nga më të rehatshmet duke Ju lejuar të qëndroni për një periudhë të gjatë kohe pa dhimbje këmbësh.Mund ti zgjdhni ma majë të rrumbullakët ose me thjesht me majë, siç është dhe moda kohët e fundit.
Aksesorët Nusëror
Vendosni të gjithë aksesorët e duhur nusëror, si; vellon, stolitë e duhura, çantën dhe buqetën e luleve, të cilat nuk ndryshojnë nga madhësia e barkut tuaj, ndaj gëzojini të gjitha siç i dëshironi.
Unaza
Konsideroni të keni një unazë të përkohshme.Shtatzënia ka tendencë për të ndryshuar disa gjëra gjatë kësaj periudhe, si fryrjen e gishtërinjve, të cilët s’do mbeten imun ndaj kësaj periudhe. Një sygjerim që Ju ofrojmë, është të keni dy unaza martese, një të përkohshme që të mund ta vini ditën e ceremonisë së dasmës dhe një tjetër, atë të vërtetën që do e vendosni sapo gishtat tuaj të jenë kthyer në madhësinë e tyre të zakonshme. Nëse, Ju doni që unaza e vërtetë të jetë pjesë e ceremonisë, Ju mund të vendosni atë rreth qafës tuaj me një fjongo të brishtë të bardhë. Ju, gjithashtu mund të konsideroni blerjen e unazës sipas gishtave të fryrë dhe mund ta përshtasni më vonë, nqs kjo është e mundur.
Menuja
Planifikoni Menunë. Gjatë shtatzënisë Ju nuk mund të konsumoni disa gjëra të caktuara, por jini të sigurta se ka alternativa të përshtatshme në dispozicion për Ju në menu. Kjo nuk do të thotë që Ju, nuk do të lejoni të ftuarit tuaj dhe dhëndrin të gëzojnë këto ndryshime në dasëm, por thjesht do të thotë që Ju duhet të gjeni alternativa të tjera. Gjërat që Ju nuk do të jeni në gjendje për të ngrënë atë ditë përfshijnë :Alkoolin, ushqim deti dhe çdo peshk të papërpunuar, djathrat e butë, dhe çdo gjë tjetër që mjeku juaj nuk Ju këshillon të konsumoni.
Parukierja
Një tjetër hallkë shumë e rëndësishme në organizimin e dasmës, që I jep dhe atë “tocon” finale për tu ndjerë mbretëresha e mbrëmjes. Zgjidhni një parukiere që ka shijet tuaja, tregojini fustanin dhe sygjerimet tona janë për një “make –up” vajzëror me shkëlqim dhe të freskët, flokë romantike këtu evitoni modelet topuz dhe ti je nusja e muajit!
Muaji i Mjaltit
Planifikoni një muaj mjalti që është realist dhe shumë relaksues.Ju meritoni një pushim të dyfishtë, duke llogaritur këtu lodhjen nga rritja e barkut dhe organizimin e dasmës tuaj. Gjeni një vend që nuk është e vështirë për të shkuar dhe që nuk do t’Ju kërkojë shumë planifikim, por që premton shumë paqe, qetësi dhe përkëdhelje . – Nëse fluturon, kontrolloni se si destinacioni juaj ofron fluturime vajtje-ardhje të shpeshta për tu marrë në çdo kohë nga Ju; Shumica e linjave ajrore nuk lejojnë fluturimet tek gratë shtatzëna, pas një periudhe të caktuar të shtatzënisë dhe pa marrë konfirmimin e mjekut. – Sigurohuni që sigurimi juaj të mbulojë çdo komplikim të shtatëzënisë, ose edhe vetë lindjen në rast rreziku. Gjithashtu, informohu ku ndodhen spitalet më të afërta në rast të një emergjence. – Një tjetër mënyrë e thjeshtë, është të shtyhet muaji i mjaltit deri në momentin e ardhjes në jetë të foshnjës suaj. Ju do të meritoni edhe më shumë pushim atëhere!
Kënaquni në dasmën tuaj!
Shijojeni dasmën tuaj dhe pse lodhja mund të jetë faktori më i madh për Ju gjatë dasmës, sidomos nëse është e gjatë. Ju mund të keni nevojë për t’u ulur, më shumë seç e kishit pritur, kështu që sigurohuni që të keni karrige të vendosura në vende strategjike për Ju, për të pushuar kur është e nevojshme. Përpiquni të bëni gjithçka që është e mundur për të lehtësuar lodhjen, duke përfshirë edhe këpucë të mira, shumë ujë, dhe akses të lehtë për në tualet. Për pjesën tjetër përqëndrohuni që të kënaqeni sa më shumë dhe të shkëlqeni sepse kjo është dita juaj dhe ju meritoni që kjo të jetë një ditë e paharruar për ju !
Fiksojini këto momente me aparatin fotografik
Qendra e Edukimit Familjar
Fcb:kursiilindjes https://www.facebook.com/KursiILindjes
Youtube -Web:kursi I lindjes
Emaili:[email protected]
Mob: 069 26 07 384