Nuse me pantallona!

 

 

Sezonin e kaluar Vera Wang shokoji nuset dhe fashionistat kudo nëpër botë me koleksionin e saj të fustaneve të zeza.

Por edhe këtë vit në pasarelat e New Yorkut shumë dizenjatorë të tjerë provuan se e bardha po sfidohet dukshëm nga nuset moderne. Wang, së bashku me Oscar de la Renta shfaqën në pasarelë fustanet në ngjyrë të kuqe. De la Renta nuk harron të mahnisë edhe me dizajnin me lule apo ngjyrën e fildishtë, mjaft klasike kjo për fustanet e nusërisë.

Megjithatë  më surprizuese nga të gjitha mbetet propozimi i tij për të veshur… Pantallona.

Po! Janë pikërisht pantallonat e bardha të gjëra, me një bluzë të shkurtër e cila zbulon pjesën e barkut, ajo që i bën nuset e 2013 të jënë “trendy” sipas De La Rentës.

I inspiruar nga stili Retro, Vintage; Oscar De La Renta sjellë kombinime të shumta të kostumeve të bardha; pantallonë – xhaketë, pantallonë – kanatjere apo edhe komplete në formën e paliçetave.

[gdl_gallery title=”nuse-me-pantallona” width=”175″ height=”175″ ]

Similar Posts