Për një buzëqeshje rrezatuese
Shumica e nuseve shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës për të zgjedhur fustanin më të bukur apo fotografin më të mirë. Por ndërsa blici i aparatit fotografik fikson çdo moment e detaj, ato harrojnë diçka.. buzëqeshjen. Duke patur një buxhet të caktuar për dasmën, nuset mendojnë se shpenzimet për një buzëqeshje të bukur e të shëndetshme nuk janë të domosdoshme. Kjo është një llogaritje e gabuar. Nëse dëshironi ti tregoni me krenari fotot tuaja të dasmës, duhet të investoni edhe në këtë pjesë.Shpenzimet për tu kujdesur mbi higjenën orale , nuk do t’ju shërbejnë vetëm për 5 orë gjatë ceremonisë, por për muaj të tërë.
Kujdesi që do të tregoni dhe trajtimet që do zgjidhni varen nga buxheti në dispozicion, por ne po ju këshillojmë tre më të rëndësishmet :
Bleaching, pra zbardhimin e dhëmbëve, drejtimin (ortodont ) si edhe përdorimin e urave prej porcelani.
Nëse koha që keni në dispozicion është e limituar dhe nuk doni të shpenzoni shumë para, zbardhja dhe drejtimi janë të mjaftueshme. Me zbardhimin me lazer, një proçedurë që zgjat vetëm 30 minuta, ju do të keni dhëmbe më të bardhë dhe pa dhimbje. Ndërsa drejtimi do t’ju marrë më shumë kohë pasi kjo proçedurë zgjat rreth 12 muaj.
Një buzëqeshje brilante, dhe e shëndetshme është esenciale si për nusen ashtu edhe për dhëndrin, për të finalizuar kështu një fotografi perfekte të ditës së dasmës.
Tashmë mjafton vetëm të buzeqeshni me vetëbesim dhe të shijoni ditën tuaj të madhe.