Perpara se te beni nje femije…
Planifikoni te shtoni familjen tuaj me nje anetar te ri? Ka disa gjera qe duhet ti beni perpara se merrni titullin “prinder”. Lista e meposhtme mund t’ju ndihmoje, por nje liste e personalizuar do te ishte edhe me mire.
- Stabilizoni karrieren tuaj
- Blini nje shtepi komode
- Blini makinen qe keni enderruar gjithmone
- Pushime e veres? Mos u kurseni nese ky eshte viti i fundit qe pushoni ne cift
- Permiresoni raportin intim me partnerin. Me vone do te keni shume pak kohe per kete
- Zgjidhni te gjithe problemet dhe pikepyetjet e lidhjes tuaj. Ju duhet te keni nje raport te shendetshem perpara se te edukoni nje femije dhe te beheni shembulli I tij per te ardhmen
- Vendosni paraprakisht se si do te rrisni dhe edukoni femijen tuaj
- Nese deshironi te zhvendoseni ne nje tjeter vend, kjo duhet bere perpara ardhjes se bebes
- Zhvilloni hobin tuaj. Tani eshte periudha qe keni shume kohe te lire ne dispozicion…te pakten ne krahasim me periudhen “Baby on Board”
- Filloni te sterviteni. Kjo do t’ju ndihmoje te ktheni trupin ne forme ne nje kohe me te shkurter pas lindjes
- Vishni rrobat e shtrenjta qe mbani ne dollap. Me nje bebe ne krah fustani klasik rrezikon te marre shume njolla
- Planifikoni te beni ndryshime ne shtepi apo arredim? Fillojini dhe perfundojini sa me pare keto projekte
- Kurseni per te pakten 12 muaj. Me nje bebe te porsalindur asnje here nuk dihet per cfare mund ti perdorni kursimet tuaja te emergjences
- Kaloni me shume kohe vetem; nenje qender spa, duke bere nje shetitje apo nje banje relaksuese. Momentet e qeta mund te jene te pakta ne te ardhmen
- Lexoni, lexoni, lexoni. Ndoshta kjo do te jete hera e fundit qe lexoni nje liber ne qetesi te plote
.