Planifikimi i dasmes me pak para

Dasmat janë të kushtueshme, por me pak kreativitet dhe duke mbajtur vetëm ato element që janë vërtetë të nevojshëm, ju mund të planifikoni një dasëm me kosto të ulta.

Përcaktoni elementët më të rëndsishëm

Një mënyrë e mirë për të qëndruar brënda buxhetit është të përcaktoni fillimisht ato element me të cilët do të donit të mburreshit. Ka nuse të cilat duan të krenohen me fotografin profesionist që krijoji një kalendar të vërtet me fotot e dasmës, e ka të tjera që janë gati të shpenzojnë të gjithë buxhetin për të patur menunë më të shijshme. Duke përcaktuar se çfarë ka më shumë rëndësi për ju, do të keni mundësi të mbeteni të fokusuar.

Më mirë një dasëm e vogël dhe intime

Dasmat e vogla janë më pak të kushtueshme, dhe gjithashtu më intime e personale. Edhe pse mund të jetë e vështirë të shkurtosh listën e të ftuarve, të paktën mund të thoni me siguri se i njifni të gjithë ata që janë në sallë.

Pak kreativitet edhe për ushqimin

Nuk ka asnjë rregull që specifikon se dasmat duhet të kenë ushqim të bollshëm dhe të shumellojshëm. Merrni në konsideratë edhe disa alternative të tjera, si përshëmbull:

  • Një ceremoni gjatë mbasdites ku mund të servirni thjeshtë një ëmbëlsirë të shijshme
  • Një ceremoni gjatë paradites, me ushqime të thjeshta të paradrekës
  • Një ceremoni të thjeshtë në mbasdite me ponç dhe embëlsira
  • Një piknik kasual, me ushqime të paketuara në kuti

Të bësh vetë disa gjëra

Të bësh ftesat, të sistemosh lulet, të merresh me dekorin e shumë të tjera si këto,nëse i bëni vetë, do t’ju kursejë shumë para. Dhe jo vetëm..kjo do të jetë një sipërmarrje mjaft argëtuese për ju dhe do t’ju jap mundësinë të afroheni më shumë me miqtë dhe familjen duke kërkuar dhe ndihmë nga ata.

Zgjidhni  jashtë sezonit

Kjo perfshinë zgjedhjen e stinës, vendit për ceremoninë, ditës së dasmës, e të tjera si këto, ku këshillohet që të ketë sa më pak kërkesë, për të përfituar kështu nga çmimet e ulëta. Ndërsa kur bëhet fjalë për zgjedhjen e luleve apo produkteve që do të jenë në menu ju leverdis më shumë të shkoni drejt atyre që i përkasin stinës.

Pak kreativitet për vëndin e ceremonisë

Pavarsisht se është tradicionale, një dasëm në kishë apo në një ambient luksoz e të rregulluar në detaj sipas shijes tuaj, kjo është e kushtueshme. Megjithatë mund ta evitoni. Zgjidhni vende publike për të zhvilluar ceremoninë, si përshëmbull teatër, muze,galeri, apo kopshtin zoologjik..pavarsisht aromës së keqe, mund t’ju kursejë shumë para.

Similar Posts