Po silleni si nje cift i moshuar?
Nuk keni shume kohe qe jeni bashke e megjithate rutina juaj ka ndryshuar? Ja disa shenja qe tregojne se po silleni si nje cift te moshuarish!!!
Te flesh eshte me seksi!
Te flesh eshte e rendesishme por mos harroni se edhe raporti seksual eshte po aq i rendesishem.Kjo mardhenie cliron oksitocine, hormone i cili ju ben te ndjeheni me afer dhe me te lidhur me njeri tjetrin.
Beni pazaret ne vend te nje darke argetuese?
Te blesh letrat higjenike apo te heqesh produktet nga lista e blerjeve eshte thjeshte nje detyre shtepie dhe nuk duhet llogaritur si kohe cilesore e kaluar sebashku.
Heren tjeter qe planifikoni te kaloni kohe bashke zgjidhni me mire nje darke romantike, nje shetitje, nje film ne kinema apo cdo lloje aktiviteti tjeter argetues.
Bisedat e partnerit nuk ju duken me interesante
Njerezit ndryshojne nder vite, prandaj nga moment i njohjes e deri me sot edhe ju me siguri keni ndryshuar.
Kjo do te thote se keni gjera te reja per te zbuluar te partneri, ashtu sikurse ka edhe ai te ju. Perpiquni ti kushtoni me shume vemendje bisedave tij dhe te kerkoni mendim ne lidhje me tema te caktuara.
Komode me pizza
Disa zakone mund te jene komode. Keshtu pershembull te porositesh pizza dhe te hash darken I veshur me pizhama perpara televizorit mund te jete komode, por jo dhe aq emocionuese. Cdo raport ka nevoje per emocione qe ti mbijetoje kohes. Ndryshoji zakonet dembele dhe filloni te provoni gjera te reja sebashku. Mos pertoni te hiqni pizhamat, te trukoheni dhe te hani ne nje restorant.
Mbremjet e heshtura
Nuk ka asgje te keqe nese doni te qendroni ne qetesi per disa caste. Por nese keto caste zgjasin gjithe mbremjen dhe secili mendon per problemet e tij, kjo nuk eshte nje shenje e mire.
Ndani biseda interesante dhe beni nje degjim aktiv te asaj cfare partneri ka per te thene. Evitoni temat e perditshme si pagesa e faturave, ceshtjet profesionale apo planet e detajuara.
Keni harruar te brendshmet seksi
Mbani gjalle raportin seksual duke luftuar monotonine. Pak variacion nuk i ben keq askujt. Shpenzoni pak me teper per veshjet tuaja intime dhe do te shikoni qe do te ndjeheni me mire.
Ndjeheni thjeshte te merzitur
Eshte normale te ndjeheni te merzitur here pas here, sidomos nese qendroni gjate bashke. Por nuk eshte normale te jeni te pafrymezuar cdo here. Sigurohuni qe problem nuk qendron te ju.
Per te mbajtur gjalle pasionin ne nje raport eshte e rendesishme te mbani gjalle pasionet tuaja vetjake. Rikthejuni nje sporti apo rigjeni hobin tuaj. Fokusohuni me shume te vetja dhe realizimi i atyre deshirave qe ju bejne te lumtur. Kjo do te sjelle energji positive edhe ne cift.