Po-të dhe Jo-të e prerjes së tortës
Dasmat janë të mbushura me simbole, tradite e ndoshta edhe disa rregulla.
Prerja e tortës është një prej tyre. Ajo simbolizon fertilitetin, aktin e parë që çifti kryen sëbashku dhe fillimin e jetës së re për ta. Ky është një moment sa sentimental aq edhe gazmor. Ka disa rregulla që duhen ndjekur në mënyrë që të jeni të sigurt se momenti i tortës do të shkojë ashtu sic duhet.
Po-të:
- Zgjidhni kohën e përshtatshme.
- Sigurohuni që keni vëmendjen e të gjithëve. Bëni lajmërimin për të ftuarit përpara se të prisni tortën.
- Vendosni muzikën e duhur në sfond
- Dora e djathtë e dhëndrit dhe dora e djathtë e nuses.
- Dhëndri i jep nuses një copë tortë dhe më pas anasjelltas. Kjo simbolizon momentet e lumtura që ata do ti dhurojnë njëri tjetrit në vitet në vazhdim.
- Një mik ose një person i stafit duhet të pres me kujdes pjesën tjetër të tortës dhe ta servirë atë tek të ftuarit.
- Sigurohuni që fotografi të fiksojë cdo detajë të këtij momenti.
Jo-të:
- Pavarësisht se disa pëlqejnë të vendosin tortë në fytyrën e njëri tjetrit, ky nuk është një xhest edhe aq i bukur. Jo vetëm që tregon mungesë elegance por prish edhe make upin e nuses..