Procedura e marteses ne gjendjen civile si edhe dokumentacioni i nevojshem
“Procedura e marteses ne gjendjen civile si edhe dokumentacioni i nevojshem per tu paraqitur.
Dokumentacioni për lidhje martese mes dy shtetasve shqiptarë
Personi që kërkon të lidhë martesën duhet t’i paraqesë nëpunësit të gjendjes civile:
Çertifikatën e lindjes të lëshuar për efekt lidhje martese.
Kjo çertifikatë merret vetëm pasi të jetë plotësuar afati i shpalljes së martesës.
Dokumentacioni për lidhjen e martesës kur njeri nga shtetasit është i huaj
Në rastin e lidhjes së martesës, kur njëri nga shtetasit është i huaj, duhen paraqitur:
- Çertifikatë lindje në modelin ndërkombëtar (me emrat e prindërve)
- Çertifikatë që nuk ka pengesë ligjore në vendin e tij për lidhje martese (vërtetim për leje lidhje martese)
- Çertifikatë për vendbanimin
- Pasaportë
Këto dokumenta duhet të jenë me vulën apostille, ndërsa për shtetet e poshtëshënuara të vulosura në ambasadë/konsullatë: Gjermani, Greqi, Itali, Belgjikë, Spanjë.
Afati i përdorimit të këtyre dokumentave për lidhje martese është tre muaj me përjashtim të vendeve që kanë marrëveshje të veçantë, si dhe kur mënyra dhe një afat tjetër të përcaktuar në marrëveshje dy-palëshe ose shumëpalëshe.
Mundesuar nga: DREJTORIA E PERGJITHSHME E GJENDJES CIVILE