Raporti ne cift, 7 aftesi qe duhet patjeter ti keni!
Studiuesit kane arritur ne konkluzionin se pavaresisht personalitetit te secilit, egzistojne 7 aftesi te cilat jane esenciale per te ndertuar nje raport afatgjate dhe te lumtur.
Komunikimi
Te degjosh, te ndash idete ne menyre te sinqerte dhe te stimulosh partnerin te shpreh hapur mendimet dhe ndjenjat e tij.
Perballja me problemet
Te jesh prezent ne te tashmen, te kuptosh situatat, te dish te reagosh dhe te kerkosh falje kur eshte e nevojshme.
Njohja e partnerit
Te dish detajet rreth partnerit – Nje menyre e mire per te treguar se interesoheni per te dhe nevojat qe ai ka.
Kujdesi ndaj vetes
Nje jete e rregullt dhe e planifikuar, duke i plotesuar vetes nevojat fizike dhe intelektuale.
Studimet kane treguar se askush nuk ka nevoje thjeshte per nje raport te sigurt. Njerezit duan qe partneri i tyre te kujdeset per veten, per paraqitjen e tij te jashtme si dhe per realizimin e objektivave profesionale. Njerezit duan partnere te suksesshem, qe ti stimulojne dhe ata te ecin perpara!
Menaxhimi i vetes
Te njohesh anet e forta dhe te dobta te vetvetes dhe gjithmone te punosh per tu permiresuar.
Seksi dhe romanca
Te dish te jesh seksi ne momentin e duhur dhe romantik ne nje tjeter moment. Nje kombinim i te dyjave do te ishte perfekt.
Menaxhimi i stresit
Nese nuk dini akoma ta beni kete eshte koha te mesoni teknika frymarrje, vizualizimi e cdo gje tjeter qe do t;ju ndihmoje te mbani larg stresin nga jeta juaj. Ne kete menyre do te dashuroni me shume, me mire!