Raporti ne cift, Bashkejetesa perpara marteses
Raporti ne cift, Bashkejetesa perpara marteses?
Pro dhe Kunder
Bashkejetesa eshte nje hap i rendesishem i cili do te ndryshoje pergjithmone raportin tuaj. Ndryshimet mund te jene positive apo negative, por ne secilin nga te dy rastet te kthehesh pas eshte veshtire. Prandaj”te bashkejetoni ose jo” eshte nje nga ato vendime qe duhet te marrin kohe, mendim dhe analiz te te gjithe opsioneve.
Pro
Nje panorame e plote – Bashkejetesa do t’ju ofroje mundesine te njihni me mire jo vetem partnerin, por edhe vetveten si dhe perputhshemire qe mund te arrini ne cift
Nje parashikim i se ardhmes – Ne shumicen e rasteve ecuria e bashkejeteses eshte e njejte me periudhen qe ciftet perjetojne kane edhe pas marteses
Raport seksual me i mire – Afrimiteti fizik dhe raporti i rregullt seksual permiresojne jeten ne cift.
Do te krijoni nje rutine te caktuar si edhe hapsirat tuaja ne cift – Gjate bashkejeteses raporti mes ciftit konsolidohet, merr nje drejtim te percaktuar dhe secili krijon hapsirat e tij. Kjo e ndihmon ciftin qe te kete pothuajse gjithcka gati qe ne diten e tyre te pare te statusit “te martuar”.
Jo shpenzimeve te dasmes – Nje Pro edhe per portofolin.
Kunder
Prinder te shqetesuar – Per shume familje, shpesh eshte e veshtire te pranojne bashkejetesen e femijeve te tyre pa pasur me pare dicka “te zyrtarizuar”.
Me pak entuziazem per martesen – Shpesh bashkejetesa mund te shkaktoje rutine, apo nje gjendje rehatie ku cifti fillon te harroje konceptin e marteses.
Muaji i mjaltit si pushime te zakonshme – Pasi keni jetuar nje kohe te gjate sebashku, muaji i mjaltit nuk do te jete me dicka e vecante por thjeshte disa pushime te zakonshme te pervitshme.
Feja – Per ata qe jane besimtare te fese, bashkejetesa konsiderohet si nje mekat. Ky akt tregon se njerezit mund te veprojne edhe pa marre mireatimin e kishes; gje e cila nuk lejohet per besimtaret.
Nje loje jo nje perkushtim real – Ne rastet kur ciftet kalojne ne bashkejetese qe ne javet e par ate raportit te tyre, kjo nuk cilesohet sin je perkushtim serioz nga ana e secilit por thjeshte “te luajme shtepiash”