Raporti ne cift, ja shenjat qe tregojne tregojne se po shkon drejt fundit
Raporti ne cift, ja shenjat qe tregojne tregojne se po shkon drejt fundit
Dasmat jane te bukura, por jo cdo raport eshte i destinuar te kete nje fund te lumtur.
Perpara nje vendimi te madh edhe detajet e vogla kane shume rendesi, prandaj duhet ti analizoni ato me kujdes. Shenjat e meposhtme jane nje tregues i faktit se partneri juaj nuk eshte ai i duhuri dhe ndoshta eshte mire qe ky raport te perfundoje.
- Ai flet keq per ish te dashurat! Mund t’ju duket positive por kjo eshte nje shenje qe tregon se mashkulli ne fjale nuk ka respektin e duhur ndaj gjinise tjeter. Dhe mos harroni se nje dite edhe ju mund te shnderroheni ne nje “ish”
- Miqte e ti jane single. Problem? Per aq kohe sa miqte e tij jane akoma single, ai do te ndjehet single gjithashtu! Nese raporti juaj eshte vertet i rendesishem, duhet te prisni qe partneri te heq dore nga daljet e oreve te vona me shoket dhe te krijoje nje raport me miq te rinj,familjar.
- Nuk ju ka prezantuar akoma me familjen. Mos i besoni shume nese kjo ndodh qe javet e para; por gjithashtu nuk eshte nje shenje e mire nese pas muajsh te tere raporti te konsoliduar ai nuk ju ka prezantuar akoma me familjen e tij. Eshte bukur kur partneri ndjehet krenar dhe vendos se ka ardhur koha te “mburret” per personin qe ka perkrahe.
- Jeta juaj nuk po ecen ne te njejtin drejtim. Nuk duam te jemi paragjykues por perputhja e niveleve tuaja profesionale dhe sociale eshte mjaft e rendesishme. Nese per partnerin tuaj te zhvillohet ne karrier apo te planifikoje te ardhmen nuk eshte edhe aq e rendesishme, ka shume mundesi qe jetet tuaja te marrin drejtime te ndryshme ne nje moment apo ne nje tjeter.
- Nuk ju pelqejne te njetat gjera. E dime shprehjen “Te kundertat terhiqen” por kur diferencat jane shume te medha, kjo do t’ju veshtiresoje raportin. Plane te ndryshme per te ardhmen, kendveshtrime te ndryshme per familjen apo femijet, aktivitete qe nuk mund ti kryeni sebashku; te gjitha keto shnderohen ne burim konfliktesh.
- Ai eshte i pasjellshem me te tjeret. Ne fillim mund t’ju trajtoje si princeshe; por nese vini re shenja arrogance apo mungese miresjellje me njerezit e tjere, eshte koha te vraponi. Jo vetem qe keni perballe nje person I cili nuk di te sillet nepublik,por gjithashtu rezikoni qe ofendimet e radhes te bien mbi ju.