| |

Raporti me nje mashkull me te madhe ne moshe

 

Jo pak here kam degjuar per raporte mes vajzave qe jane akoma ne te 20 – tat e tyre, me meshkuj qe per pak i afrohen  moshes 40 vjecare. Ne disa raste kane rezultuar te suksesshme, ne te tjera me pak.

Por cfare mendojne psikologet per nje raport te tille? A eshte kjo zgjedhja e duhur?

Diferenca e moshes mund te ndikoje ne lidhjen tuaj me shume se sa ju mendoni. Perpara se te kaloni ne nje faze me serioze te lidhjes, bejini vetes 3 pyetjet e meposhtme:

Cfare mendon ai per femijet?

Me siguri partneri juaj eshte rreth 30 – 40 vjec; moshe ne te cilen duhet te kete nje femije nga nje raport i meparshem, kerkon me ngulm nje femije brenda pak viteve kohe ose nuk eshte aspak i interesuar per te zgjeruar familjen. Cila do qofte pergjigja eshte mjaft e rendesishme te dini qendrimin e tij ne lidhje me femijet dhe afatet e tij kohore. Nese kjo nuk qartesohet qe ne fillim, mund te shnderrohet ne nje problem te rende ne te ardhmen.

Si ndjeheni ju ne shoqerine e personave me te medhenj?

Mes 20 vjecareve dhe atyre qe jane afer te 40 – tave ndryshimet jane te medha. Mentaliteti, menyra se si jeni rritur, statusi personal dhe karriera ju bejne te mendoni ndryshe.  Pyesni veten  nese jeni te gatshem te kaloni kohe me persona te kesaj grupmoshe.

A jeni te gatshme te kujdeseni per te?

Me siguri aktualisht partneri juaj eshte mjaftueshem seksi! Ai eshte stabilizuar ne jete, ka nje karriere te zhvilluar, nje shtepi te bukur dhe disa kursime. Kjo situate eshte mjaft terheqese por nuk do te vazhdoje gjithmone. Ne pak kohe do te shihni ndryshime ne pamjen fizike te partnerit, disa thinja e rrudha me shume, me pak energji per te shijuar mbremjet e vona dhe per fatin tuaj te keq nje jete seksuale me pak aktive.

Nuk ka asgje te keqe ne pershkrimin e mesiperm, ky eshte thjeshte cikli i jetes! Por a jeni te gatshme te hiqni dore nga disa aktivitete dhe ti pershtateni stilit te jeteses se partnerit tuaj?

Si ne shume raste te tjera kur behet fjale per ceshtjet sentimentale, recetat e gatshme jane te pakta. Nuk ka nje rregull fiks qe t’ju orjentoji drejt zgjedhjes se duhur. E rendesishme eshte te qartesoni brenda vetes planet e te ardhmes. Me pas ju takon ju te vendosni!

Similar Posts