Sekretet e make-upit
Të ngjash si një super modele, por të ndjehesh përsëri vetvetja. Ja disa keshilla si mund ta realizoni këtë nëpërmjet make-upit.
- Pasi keni kaluar aq shumë kohë duke u marrë me fustanin, lulet, unazën, krijoni pak hapsira edhe për make-upin. Shikoni foto dhe modele te shumta mbi make-upin. Zgjidhni ato që ju terheqin më shumë dhe më pas konsultohuni me parukierin tuaj. Gjithçka duhet të konkretizohet me foto, kjo është më mirë se 1000fjalë.
- Fiksoni një takim me parukierin tuaj, një ditë përpara dasmës, dhe bëni një provë për make-upin. Mos harroni të merrni me vete foto me modele të ndryshme make-upi, një foto të fustanit, dhe buzëkuqin me nuancën që dëshironi të përdorni. Mos nguroni të shprehni mospëlqimin tuaj mbi diçka që nuk shkon. Make-upi mund të bëhet e ribëhet sërisht, derisa të arrini në pamjen ideale. Lëreni fantazinë të punojë për ju dhe provoni të luani me ngjyrat.
Po planifikoni ta bëni vetë make-upin?
Përdorni këto këshilla :
- Zgjidhni fondatinën me ngjyrën më të ngjashme me lekurën tuaj.
- Për rrathët poshtë syve përdorni një pluhur sysh, me ngjyrën e kundërt të asaj që do të përdorni në pjesën e sipërme të qepallave. Nëse sipër do të përdoret nuancë gri, vendosni një nuancë rozë të zbehtë te rrathët, pasi të keni pastruar fytyrën. Më pas aplikoni fondatinën. E njëjta gjë duhet të bëhet edhe për kombinimin e ngjyrave blu e errët, me portokall të çelët.
- Zgjidhni një korrektor me nuancë të njëjtë me lekurën. Asnjëherë mos përdorni ato që janë 1-2 nuanca më të çelta. Për të patur një pamje të njëtrajtshme miksoni korrektorin me disa pika fondatine dhe më pas aplikojeni atë.
- Përhapni me furçë pudrën e presuar. Kjo do ta bëjë lëkurën tuaj të duket më e shkëlqyeshme në një kohë më të shpejtë.
- Aplikoni ruzhin. Zgjidhni një furçë me përmasën e mollëzave të faqes në mënyrë që të krijoni më lehtësisht formën e dëshiruar.
- Përpara se të lyeni buzët, bëjini ato me pudër, në mënyrë që buzëkuqi të zgjas sa më shumë. Mbushini me lapsin e buzëve, dhe më pas aplikoni buzëkuqin. Vendosni sërisht pak pudër në mënyrë që të siguroheni se nuk keni vendosur më shumë buzëkuq seç duhet. Në fund aplikoni shkëlqyesin në buzën e poshtme.
- Përdorni një laps me 2-3 nuanca më të çelura se qërpikët, për të mbushur vetullat.
- Së fundmi, sytë. Vendosni një pudër të bardhë në pjesën poshtë vetullave dhe në cepin e brëndshme të syrit. Kjo do ti bëjë sytë të duken më të mëdhenj dhe më të qeshur. Aplikoni pudër me ngjyrë bojëhiri në qepallën e sipërme. Merrni një penel të zi dhe vijëzoni ½ e pjesës së jashtme të syrit. Aplikoni një maskarë rezistent ndaj ujit, në dy shtresa. Në këtë mënyrë do të qëndrojë më gjatë. Nëse do të përdorni edhe kthyesin e qërpikëve, për ti ngritur ato, është e këshillueshme ta bëni këtë përpara se të vendosni maskarën
- Nëse do të vendosni qërpik fallço, aplikoni më parë maskarën dhe lëreni të thahet. Më pas vendosni ngjitësen në cepat dhe në gjatësinë e qërpikëve fallco. Vendosini sipër qërpikëve dhe pasi të jenë ngjitur mirë, aplikoni shtresën e dytë të maskarës. Kjo do ti jap një pamje më dramatike syve dhe do të theksojë më shumë fytyrën.
Këto keshilla do t’ju ndihmojne të dukeni bukur e rrezatuese dhe të keni vështrimin e të gjithëve.