Shen Valentin ne Dubrovnik
NISJA 14 Shkurt 2014 – 3 dite – 97 Euro/person
Dita 1 Tirane – Budva – Hercegnovi – Dubrovnik
07:00 Nisja me autobus nga sheshi Nene Tereza
10:00 – 11:00 Ndalesa e pare per mengjesin prane kufirit me Malin e Zi
11:00 – 11:30 Procedurat e kalimit te kufirit
Pas takimit me guiden fillon udhetimi yne me autobus komod me ajer te kondicionuar drejt Kroacise. Pas ndaleses se pare ne Muriqan ku mund te shijojme dhe mengjesin, udhetimi vazhdon me procedurat e kalimit te kufirit. Me pas vazhdojme rrugen drejt qyteteve te Barit, Petrovacit dhe Shen Stefanit ku do kemi mundesi per nje pushim te shkurter per fotografi. I drejtohemi Budves (qyteti me turistik i bregdetit
13:30 – 15:00 City Tour ne Budva te Malit te Zi, atje mund te shikoni Kalane e Qytetit te Vjeter dhe Portin e qytetit pjese te cilat priten te behen pjese e pasurive historike te UNESCO-s). Aty do kemi mundesi te drekojme ne menyre fakultative. Sugjerimi yne do jete gjithmone i pranishem. Pas ketij pushimi te kendshem, drejtimin do ta marrim per ne kufirin Kroat, ku perpara do te kemi mundesi te lundrojme me Traget ne Qytetin e Hercegnovit. Pas procedurave te kufirit kroat, i drejtohemi qytetit te Dubrovnikut.
19:00 – 21:00 Darka dhe Akomodimi ne hotel.
Dita 2 Dubrovnik
07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel
10:00 City Tour i qytetit te vjeter
Pas mengjesit ne hotel dhe riprezantimit te programit nga guida jone fillojme viziten panoramike te qytetit te vjeter te Dubrovnikut. (Ndryshe konsierohet si Venecia ne miniature). Dubrovniku ofron nje turizem kulturor ashtu dhe veror. Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut. Ne kohe te vjetra ndryshe i quajtur Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s
Vizita panoramike perfshin:
Manastiri Francescan & Domenican ( Manastire te cilet kane histori ne qytetin e vjeter sepse simbolizojne kohen e zhvillimit te tij perpara termetit ). Porta e Piles dhe Shatervani i Onofrios, Farmacia e vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic,
Kullen e Mincetes, Portin e Qytetit etj
Cfare mund te vizitoni ?
• Muret e qytetit te vjeter ( Extra Pagese )
• Akuariumin ne kullen St. John ( Extra Pagese )
• Katedralen e qytetit
15:00 Me pas do te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit te pare Kroat: Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001
Pasdite kohe e lire per Shopping
19:00 – 21:00 Darka dhe Akomodimi ne hotel
Ne mbremje mund te argetohemi ne disa nga ambjentet me muzike ne qytetin e vjeter
Dita 3 Dubrovnik – Cavtat – Kotorr – Tirane
07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel
09:00 Nisemi per rrugen e kthimi ne Cavtat
10:00 – 11:00 Tour ne Cavtat
Pas mengjesit ne hotel nisemi per te vizituar qytetin e Cavtatit. Aty do te keni mundesi te shijoni bukurite ne brigjet e shetitores kryesore te ketij qyteti, ne te cilen gjenden shume lokale dhe dyqane me Souvenire. Me pas drejtohemi per ne doganen Kroate per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirit. Pas procedurave te kufirit Kroat nisemi drejt Hercegnovit dhe qytetit ku do kemi ndalesen e radhes: Kotorrit.
14:00 – 15:30 Vizite panoramike ne Kotorr:
Kotorri eshte nje vend teper turistik i cili eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s.
Ai ka formen e nje trekendeshi me tre Porta, duke komunikuar me pjeset e tjera te qytetit. Aty do kemi mundesite shohim Katedralen e St. Triphonit dhe Kishen e St. Nicolas si edhe pallatet e vjeter qe i kane rezistuar kohes. Ndryshe quhet Qyteti i Mbretereshes Teute me nje qyteze brenda Kalase dhe me nje Keshtjelle ne maje te malit. Gjatesia e mureve arrin deri ne 4.5 km dhe ato jane ndertuar nga shekulli i 9-te deri ne shekullin e 14-te. Aty do te kemi mundesi te drekojme ne menyre fakultative. Pas pushimit ne Kotorr kalojme ne Tunelin e Vramacit dhe marrim drejtimin per ne qytetin turistik te Budves. Me pas nisemi per ne Muriqan per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirt shqiptar
21:00 Kthimi per ne Tirane.
Fundi i sherbimit tone.
Te perfshira:
- Udhetim me autobus Tirane – Dubrovnik – Tirane
- Akomodimi ne Hotel 3* me mengjes dhe darke
- Guide profesionale
- Vizitat sipas programit
- Asistenca jone gjate gjithe kohes