Si do trukohemi gjatë 2013?
Ja cilat janë tendencat më kryesore.
Krejtësisht e re – Make upi – jo make up!
2013 sjellë një trend të ri për make up –in e nuseve. Një pamje krej natyrale, ngjyra të zbehta dhe të ngrohta të cilat të bëjnë të mendosh se asgjë nuk është vendosur në lekurë.
Kjo është një ide mjaft e zgjuar dhe rekomandohet për të gjitha nuset moderne, dhe ato që kanë një lëkurë të mirëmbajtur e pa probleme.
[gdl_gallery title=”si-do-trukohemi-gjate-2013″ width=”175″ height=”175″ ]
Theksohet vetëm një tipar i fytyrës.
I mbani mend vitet ‘80? Trukimi i rëndë; sy të theksuar, buzë të lyera me ngjyra të ndezura dhe shumë pluhur për mollëzat?
Ok, fatmirësiht kjo periudhë ka mbaruar! Në 2013 këshilla kryesore është fokusi vetëm në një tipar. Theksoni sytë, buzët, mollezët…nuk ka rëndësi çfarë zgjidhni. E rëndësishme është të dallohet vetëm tipari juaj më i bukur.
Rekomandohet për të gjitha ato nuse që duan të përdorin make – up, të jenë në qendër të vëmendjes duke ruajtur pamjen e tyre origjinale e sigurisht duke qënë në modë.
[gdl_gallery title=”si-do-trukohemi-gjate-2013-theksimi-i-nje-tipari” width=”175″ height=”175″ ]
Jo syve të nxirë!
Për shumë vite është kërkuar modeli i syve të nxire e të theksuar.
Por në 2013 duhet të hiqni dorë nga e zeza dhe grija. Ky vit është i gjithi për ngjyrat!
Nëse vërtet jeni të dashuruara pas këtij modeli, provoni ngjyra si lejla, jeshile apo blu.
Rekomandohet për të gjitha nuset e guximshme të cilat janë gati ti vendosin vetë rregullat e modës!
[gdl_gallery title=”si-do-trukohemi-gjate-2013-syte-e-nxire” width=”175″ height=”175″ ]