Si ta bëni t’ju propozojë
Statistika:
81 për qind e meshkujve vendosin të martohen thjeshtë sepse ka ardhur momenti i duhur për ti dhënë fund jetës së shfrenuar e per “tu mbledhur në shtëpi”!
Faktorët që ndikojnë? 49 për qind fakti që kanë gjetur vajzën e duhur dhe 51 për qind gadishmëria për tu përkushtuar.
Pra edhe nëse keni një raport të lumtur afatgjatë, mos prisni të merrni unazën. E trishtë…por nëse i dashuri juaj ka një mendim të caktuar për martesën atëherë ju pret një detyrë e vështirë, që ta bëni atë të përkushtohet.
Ja disa strategji që mund të përdorni.
“Rastësisht” filloni një bisedë që lidhet indirekt me martesën.
Një nga mikeshat tuaja sapo ka marr propozimin; një koleg ka përfunduar muajin e mjaltit në një plazh ekzotik; e raste të tjera si këto. Asnjë bisedë serioze, thjeshtë shëmbuj nga jeta e përditshme.
Përfshijeni në biseda që lidhen me të ardhmen tuaj të përbashkët
Filloni duke përmendur fraza si “Nëse do të jemi bashkë në këtë periudhë” – “Nëse jetojmë bashkë” – “Nëse martohemi”
Përpiquni të arrini te “martesa” hap pas hapi. Mos prisni që ai të ketë një përgjigje gati.
Zbuloni çfarë imazhi ka ai për martesën
Disa meshkuj janë indiferent ndaj martesës. Ata do të ishin ok nëse vendosin unazën, por do të ishin përsëri njëlloj edhe në jetën prej beqari. Çfarë mendon ai lidhur me këtë “koncept” do të ndikojë shumë në nivelin e entuziazmit që shfaq.
Zbuloni frikërat e tij
Ju mund të ndryshoni pas martesës; fëmijët mund të vijnë menjëherë që në muajt e parë; ai nuk e perfytyron dot veten si “një bashkëshort” e shumë të tjera si këto janë frikëra që errësojnë mendjen e tij. Nëse jeni në gjëndje të kuptoni se çfarë e mban larg të dashurin tuaj nga martesa, mund të gjeni mënyra për ti larguar këto frikëra.
Mos përsërisni të njëjtën temë
Sa më shumë ju e përmendni martesën aq më pak e dëgjon ai.
Kërkojini miqve të mos ndërhyjnë
Edhe pse me një qëllim të mirë e me dëshirën për t’ju ndihmuar në” misionin” tuaj, ndërhyrja e miqve apo e të afërmve nuk bën gjë tjetër veçse shton presionin dhe frikën e tij. Lëreni të vendosë vetë.