Si të dukeni rrezatuese në ditën e dasmës

 

 

Të jesh vezulluese, dhe perfekte në çdo detaj. Fotot e ditës së madhe fiksojnë të gjitha sekondat dhe i ruajnë ato në vite. Flokët, make-upi, manikyri, fustani, aksesorët, janë të gjitha elemente që e shndërrojnë nusen në princeshën që gjithmonë ka ëndërruar të jetë atë ditë.

Fustani është një ndër elementët kryesorë në planet e dasmës. Sigurohuni ti jepni vetes kohën e mjaftueshme për të zgjedhur të duhurin. Ajo që ju nevojitet është një fustan në të cilin mund të ndjeheni mirë, të ecni dhe të kerceni pa u shqetësuar nga besdisja që mund të shkaktojë  materiali jo i mirë apo një model i papërshtatshëm.

Ju nuk doni ta mbingarkoni fustanin tuaj me një model të ekzagjeruar flokësh apo me ngjyra të ndezura. Sekreti  qëndron në ruajtjen e thjeshtësisë, origjinalitetit, dhe një stili  klasik.  Mos haroni të provoni fustanin disa herë në ditën para dasmës, në shtëpi apo te stilisti juaj, dhe të siguroheni që gjithçka është siç e keni parashikuar.

Duart do të jenë në  qëndër të vëmëndjes kur të tregohet unaza e martesës dhe shumë foto do fokusohen aty. Për  këtë arsye duhet ti kushtoni kohë një shërbimi të mirë dhe profesional manikyri disa ditë para dasmës. Ky është një proçess të cilin nuk duhet ta bëni shumë në avanc. Nëse do zgjidhni thonjë të gjatë dhe të stiluar, sigurohuni që të mos ketë dobësime apo probleme me ngjyrën. Në rast të kundërt duhet të kujdeseni të keni një formë të rregullt dhe të pastër të thonjve.

Make-upi është elementi i fundit për të cilin duhet të shqetësoheni gjatë ditëve të përgatitjes së dasmës. Këshilla më e  mirë: mos u mundoni të ndryshoni tiparet, të grimoni sytë për një shikim “dramatik”, apo të theksoni buzët me nuanca të ndezura. Sekreti qëndron në nxjerrjen në pah të tipareve më të bukura. Theksoni atë që ju pëlqen më shumë te vetja, dhe sigurisht që rezultati do të jetë një pamje vezulluese. Në rastin kur dasma zhvillohet në darkë, sigurohuni të përdorni më shumë make up, por pa e  ekzagjeruar me masën. Sasia e make-upit duhet të përshtatet edhe me fotot. Ju do të përpiqeni të krijoni një pamje të njëtrajtshme, por sigurisht jo të ekzagjeruar. Buzëkuqet me nuanca të forta si dhe ato me ngjyra të zbehta roze janë të pakëshillueshëm.

Dhe meqënëse gjëja e fundit që do të donit është një lëkurë e irrituar dhe me njolla, evitoni përdorimin e produkteve dhe markave që nuk i keni provuar më parë, për të parandaluar një alergji të mundshme.

Nata para martesës nuk është nata e duhur për party, prandaj sigurohuni të flini për 8 orë të plota dhe të jeni totalisht të relaksuar. Dhe për më shumë relaks, bëni një shëtitje të gjatë,  evitoni punët e lodhshme, dhe shijoni një banjë relaksuese me muzikë në sfond, dhe me shumë endrra të bukura për martesën tuaj të lumtur.

Similar Posts