Si të kurseni gjatë blerjes së unazave
Shpenzimet e dasmës, muaji i mjaltit, kursimet për shtepinë e re..janë një listë e gjatë shpenzimesh, të gjitha në një periudhë të shkurtër kohe. Më poshtë do të propozojmë një sërë strategjish për të shpenzuar më pak gjatë blerjes së unazave. Si të kurseni gjatë blerjes së unazave
- Zgjidhni sete. Kur porosisni për unazën e fejesës mund të përfitoni për të porositur njëkohësisht edhe unazën e martesës. Gjithashtu mund të përfitoni nga uljet në çmim nëse bëni porosinë për të dyja unazat, pra të nuses dhe të dhëndrit, në të njejtën argjendari.
- Zgjidhni flori të bardhë në vend të platinit. Kanë të njejtën pamje, por platini është shumë më i rrallë dhe më i shtrenjtë se floriri, e në këtë mënyrë mund të kurseni disa para.
- Gurë gjysëm të çmuar në vend të diamantëve. Çmimi në etiketë do të ulet ndjeshëm. Diamantët e lyer me nuancë konjaku apo shampanje kanë çmime me të ulëta se diamanti i bardhë.
- Unaza që kanë gdhëndje në vend të gurëve. Unazat me gdhendje jo vetëm që reduktojnë çmimin por janë edhe mjaft tërheqëse për ata që i shohin.
- Kërkoni në shumë argjendari. Në vende të ndryshme mund të gjeni çmime të ndryshme, për të njejtën masë dhe peshë.