| |

Si te mirembani fustanin e dasmes?

Fustani eshte nje nga elementet me te rendesishem te ceremonise dhe si i tille ka nevoje per kujdes te vecante jo vetem ne perzgjedhje por edhe ne mirembajtje. Me poshte po ju japim keshilla praktika qe do t’ju ndihmojne ne paketimin dhe veshjen e fustani pa e demtuar ate.

Nese fustani do te qendroje i paketuar per nje kohe te gjate duhet te evitoni qeset plastike te cilat leshojne kimikate. Ato jane te pranueshme vetem per periudha te shkurtra kohe.

Ne keto raste duhet ta ruani fustanin ne nje kuti te posacme, ne nje vend te erret te shtepise tuaj e duke e palosur ate me kujdes.

Zgjidhni nje kuti sa me te madhe ne menyre qe te mos keni nevoje te palosni fustanin ne shume shtresa.

Palosni menget poshte bustit dhe me pas kaloni bustin siper pjeses se fundit te fustanit.  Palosja duhet te jete mjaft e lehte duke evituar qe fustani te marre forma. Perdorni nje pecete te bute ndermjet cdo palosje, ne menyre qe shtresat e fustanit te mos kapen me njera tjetren.

Vendosni nje shtrese tjeter pecete pasi te keni perfunduar me palosjen dhe me pas mund te mbyllni kutin pa ushtruar presion.

Perpara se te vishni fustanin sigurohuni qe:

Kremi i trupit te jete perthithur nga lekura; te mos perdorni llak apo produkte te tjera per floket pa e mbuluar me pare fustanin; te vendosni ne fytyre nje kapuc dushi nderkohe qe vishni fustanin per te evituar keshtu njollat qe mund te shkaktoje make upi.

Prekni fustanin vetem pasi te keni lare duart dhe qendroni larg ushqimeve dhe pijeve (te pakten perpara ceremonise)

Nese do te jete nevoja per te pastruar fustanin, drejtohuni te  nje pastrim kimik me eksperiencen e duhur per ta bere kete. Materialet e fustaneve te dasmes jane mjaft delikate dhe kerkojne solucionet e duhura per tu pastruar.

Similar Posts