|

Si te personalizoni ceremonin e dasmes

Sillni ide te reja e te vecanta ne ceremonine e dasmes tuaj. Menyra me e mire per te bere kete – zgjidhni ate qe ju pelqen me shume! Ja disa sygjerime:

Filloni me nje pije

Ne nje kohe me pak se 1 ore, nje koktejl ne ambientet e jashtme te restorantit eshte nje hapje e mire e festes

Falenderoni te ftuarit

Duke i lene secilit nje shenim te shkruar ne ambientet e hyrjes ne ceremoni

Personalizoni programin

Printoni nje mini program ku te shenoni organizimet qe do te zhvillohen gjate ceremonies dhe oraret perkatese. Ne kete menyre te ftuarit do te jene me te informuar se ne cfare ore do te behet prerja e tortes, kur do te vijne krushqit etj. Gjithashtu ata do te kene nje kujtim te shkruar per ta mar ne shtepi.

Personalizoni muziken

Nese kenga juaj e dashurise eshte nje nga ato te stilit rock, nuk ka asnje problem; mund ta beni hyrjen ne ceremoni edhe me te.

Shkoni sebashku drejt altarit

Edhe pse sipas tradites eshte i ati ai qe e shoqeron nusen ne altar, mund ta anashkaloni kete zakon dhe te shkoni ne cift drejt altarit, duke simbolizuar keshtu fillimin e jetes se re sebashku.

Te ftuarit flasin

Pasi te keni bere premtimet tuaja, mund ti lini pak kohe ne dispozicion te ftuarve. Me siguri qe ata do te kene histori apo keshilla te vlefshme per te ndare nga martesa e tyre.

Mos prisni deri ne kercimin e pare

Nje vallezim i ngadalte menjehere pas shkembimit te unazave, do te krijoj nje atmosfere mjaft te ngrohte.

Similar Posts