Si të reduktoni listën e të ftuarve
Të përcaktosh listën e të ftuarve është një nga proçeset më të vështira të planifikimit të dasmës. Është jo vetëm e lodhshme por sjell edhe shumë konflikte. Kur vendosni mbi të ftuarit do t’ju duhet të plotësoni tekat e të gjithëve. Mamaja juaj kërkon të ftojë të gjitha fqinjet e veta, i fejuari ju kërkon të hiqni nga lista kolegët tuaj, motra kërkon të marr me vete disa mikesha..
Dhe ja ku u plotësua një list me 500 ose më shumë “pretendentë” për të marr ftesën; por duhet të qëndroni brenda buxhetit të planifikuar dhe hapsirave që keni në dispozicion.
Ja çfarë kriteresh mund të merrni parasysh kur të reduktoni listën dhe të vendosni mbi “finalistët”
Rregulli #1 : Hiqni nga lista të gjithë ata që nuk : I keni takuar asnjëherë, nuk keni folur apo nuk i keni dëgjuar emrin më parë. Edhe pse familjarët tuaj mund të betohen se kanë mardhënie të ngushta me ta, kjo nuk është arsye e mjaftueshme për ti shtuar në listën e tuaj të dasmës.
Rregulli #2 : Mos u ndjeni keq të hiqni nga lista ata që do të flenë përpara orës 21:00. Në fund të fundit edhe po të jenë në ceremoni ata do ta humbasin momentin e prerjes së tortës, dhe përveç kësaj do shqetësojnë prindërit që do të duhet të kujdesen për ta gjatë ceremonisë. Hiqni nga lista e të ftuarve fëmijët nën 12 vjeç.
Rregulli #3 : Miqtë që duan të marrin me vete një shok apo të dashur, mund ta bëjnë këtë nëse kanë më shumë se një vit në një raport me të, ose nëse jetojnë bashkë .
Rregulli #4 : Mos ftoni dikë vetë m sepse ndjeheni të detyruar apo sepse edhe ai ju ka ftuar në dasmën e tij. Kjo është ceremonia juaj dhe duhet të jeni pranë njerëzve që doni më shumë, dhe jo pranë atyre që mund t’ju besdisin.