Si të zgjedhim unazën e marteses

Unaza është një simbol i bashkimit të çiftit në martesë. Rezistenca në vite e unazave simbolizon dashurinë tuaj të përjetshme dhe gadishmërinë për të sfiduar kohën. Për vetë simbolikën e saj, zgjedhja e unazës së duhur kalon në një proçes ”të ashpër” seleksionimi, për të qënë më e  mira në cilësi dhe imazh.

Ja çfarë duhet të keni parasysh gjatë këtij seleksionimi:

  1. Gjëja e parë për të cilën duhet të siguroheni kur të filloni kërkimin është përmasa. Duhet të keni të përcaktuar qartë se çfarë përmase do të ketë unaza, në mënyrë që të përshtatet më së miri në gishtin e nuses. Në rast të kundërt mund të bëni propozimin edhe pa unazë dhe ta blini atë bashkë me të fejuarën tuaj.
  2. Bëni pak kërkim dhe përcaktoni çfarë lloj bizhuterish përdor e fejuara juaj, çfarë materiali përzgjedhë ajo, dhe nëse tenton më shumë drejt modernes apo dizajnit tradicional.
  3. Vendosni për ngjyrën. Unazat e martesës vijnë në një shumëllojshmëri ngjyrash, duke filluar nga ngjyrat e arit, gri, argjendë, ngjyra të kuqerremta dhe nuanca të tjera.
  4. Mendoni për gurin. Sigurisht qershia mbi tortë është guri. Gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm mbi simbolikën e gurëve dhe investigoni  mbi preferencat e të fejuarës tuaj për këtë.
  5. Zbatoni buxhetin. Ashtu si për çdo element tjetër të dasmës edhe për unazën ka një buxhet të caktuar të cilit duhet ti qëndroni besnik. Merrni informacion mbi kostot e llojeve të ndryshme të metaleve dhe gurëve, si edhe avantazhet e disavantazhet e secilit prej tyre, përpara se të bëni blerjen.

Similar Posts