Si te zgjidhni fotot qe do te perfshini ne albumin e dasmes?
Ne fund te dasmes fotografi do tju jap nje CD me foto nga moment te ndryshme te dasmes. Por jo te gjitha do te jene ne albumin tuaj. Cfare duhet te keni parasysh kur zgjidhni cilat foto do te vendosen ne album?
Albumi i mire tregon nje histori te plote
Nuk ka nevoje te fiksoni cdo moment te dasmes, por te ruani ato moment kulmore te cilat do te doni ti kujtoni gjithmone.
Shtoni diversitetin
Zgjidhni foto qe tregojne faza te ndryshme te dasmes. Pergatitja, udhetimi me makine, hyrja ne salle etj. Nga secila faze mund te zgjidhni vetem nje foto pa qene nevoja per ta dublikuar.
Lerini hapsira fotove
Sa me shume foto te shtoni ne album, aq me te vogla do te jene ato. Kjo do te beje albumin te duket i rremujshem. Evitojeni duke vendosur me pak foto ne nje format me te madh.
Zgjidhni me kujdes kapakun
Dicka e thjeshte do te duket mjaft mire ne kapkun e perparme te albumit. Nje zgjedhje e mire mund te jete nje foto e fustanit te dasmes dhe nje buqete lulesh shumengjyreshe vendosur mbi te. Nese kerkoni dicka me klasike zgjidhni foto bardhe e zi. Per kapakun e pasem zgjidhni nje foto qe simbolizon mbylljen e dites, si psh nusja duke u larguar dhe duke pershendetur te ftuarit.
Buzeqeshja?
Pasi te keni zgjedhur fotot, beni nje kontroll te dyte per tu siguruar qe te gjithe antaret ne foto duken te gezuar dhe te angazhur ne ceremoni.
Cilesia kundrejte sasise
Sigurohuni qe fotot te jene cilesore. Kontrolloni me kujdes ngjyrat, njollat e mundshme apo nese ka persona te foto qe jane jashte fokusit. Nese vini re problem te tilla perjashtojini fotot nga lista e albumit.
Kohe
Zgjedhja e fotove te albumit te dasmes eshte nje process qe kerkon kohe. Kushtojini disa ore per te patur reulatatin e deshiruar, nje album qe do te qendroj me ju per shume vite.