Si ti bëjmë të ftuarit e dasmës të mbeten të kënaqur?
- Evitoni ditët e festave. Dita e dasmës duhet të jetë një ditë e shënuar vetëm për ju, dhe jo një ditë feste kombëtare apo fetare. Nëse dëshironi që të ftuarit të jenë të vëmendshëm në ceremoninë tuaj, evitoni organizmet në ditë të tilla, si festat e fundvitit apo ditë të tjera të cilat janë të kuqe në kalendar.
- Dërgoni ftesat në ditën e duhur. Të ftuarit tuaj duhet të kenë kohën e mjaftueshme për të përgatitur jo vetëm veshjet e tyre por edhe dhuratat e dasmës.
- Mbajini të ftuarit tuaj të informuar mbi ecurinë e ceremonisë dhe oraret e sakta të aktiviteteve që mund të zhvilloni gjatë saj.
- Mos i detyroni të bëjnë udhëtime të gjata. Mbani në mend se është një dasëm dhe jo një maratonë.
- Caktoni një person që do të kujdeset për të ftuarit. Në rastin më të mirë, ju mund të zgjidhni një kordinatore dasmash e cila mund t’ju asistojë gjatë ceremonisë. Nëse ky është një shpenzim që duhet ta evitoni, atëherë këtë rol mund ta luaj një nga të afërmit tuaj.
- Përfundoni seancën e ”fotove të çiftit” përpara ceremonisë. Në këtë mënyrë do të keni më shumë kohë për të qëndruar me të ftuarit tuaj.
- Filloni ceremoninë ne kohën e përcaktuar, duke evituar kështu pritjet e gjata.
- Takoni të gjithë të ftuarit ndërkohë që shkoni drejt altarit. Nëse nuk është një takim i mirëfilltë, të paktën përshendetini ata ndërsa kaloni ne tapetin e kuq.
- Bëni foto me miqtë dhe të afërmit tuaj.
- Të ftuarit nuk duhet të bëjnë shpenzime. Mundohuni të mbuloni të gjithë kostot, parkimi, pijet, fjetja etj.