Simbolika e Ngjyrave
Ngjyrat influencojnë emoncionet, veprimet dhe menyrën se si reagojmë ndaj njerëzve apo situatave të ndryshme. Shumë besojnë se ngjyrat janë një fuqi më vete.
Kjo vlen për tu analizuar edhe në momentin që zgjidhni ngjyrat e dasmës tuaj. Çfarë mesazhi do të përcjellin ato dhe çfare efekti do të kenë te të ftuarit?
Më poshtë do të shpjegojmë kuptimin e secilës dhe energjinë qe ato transmetojnë.
- E verdha: Ambicie, zgjuarsi, gëzim, hare, lumturi, energji intelektuale dhe xhelozi
- E kuqja: Aksion, besim, kurajo, vitalitet
- Roza: Dashuri, bukuri, qetësi
- Kafja: Ngjyra e tokës, simbolizon rregull dhe traditë
- Portokallia: Vitalitet, qendresë dhe shumë kreativitet
- Ari: Pasuri, prosperitet, mencuri
- Jeshilja: Simbolizon jetën, natyrën, pjellorinë, mirëqënien
- Bluja simbolizon: rini, spiritualitet, paqe, vërtetësi
- Ngjyra Lejla : Magji dhe mister
- Blu- vjollca: Intuitë e mendime të thella
- E bardha: Dëlirësi, pastërti e sinqeritet
- E zeza: Simbolizon vdekjen , tokën, stabilitetin. Eshtë një ngjyrë misterioze që nxit potenciale të larta
- Grija : Hidhërim, breng, maturi dhe siguri
Cila prej këtyre ngjyrave ju përfaqson më shumë?