Stili gotik

Kultura gotike konsiston në një grup njerëzish të cilët i përkasin një mënyre të veçantë të jetuari. Ata karakterizohen nga ngjyrat e errëta, muzika e fortë rok, veshje të zeza, tatuazhe që bien në sy si edhe një make up të rëndë dhe të errët.  Por nuk është e nevojshme ti përkisni kësaj rryme, për të organizuar një dasëm në stilin gotik. Nëse jeni mërzitur nga stili tradicional prej princeshe dhe unaza me diamantë, një dasëm gotike do të jetë diçka ndryshe dhe sigurisht mbreslënëse.

Unazat e stilit gotik janë mjaft unike dhe kanë një stil mjaft tërheqës për shumë çifte të cilët tëntojnë të thyejn sado pak rregullat. Ndërsa rryma qëndrore mund të karakterizohet nga simbole të errëta dhe “të rrezikshme”, në bizhuteritë e kësaj rryme ka një sërë elementësh e kombinimesh që i bëjnë ato të duken madhështore dhe intriguese njëkohësisht. Fantasia në këto unaza është mjaft e madhe dhe dizajni inspirohet nga okultizmi, mistikja dhe horrori. Këtu përfshihen dizajne të ndryshme si : kryqe, gërma të alfabetit të lashtë, figura gjeometrike, kafka dhe flakë, si dhe një sërë simbolesh kabalistike. Nëse jeni të guximshëm mund te vendosni ta dizenjoni vetë unazën tuaj të stilit gotik. Mjafton të zgjidhni simbolin që ka më shumë kuptim për ju dhe ta përpunoni atë. Ankh është një nga simbolet më të përdorur, që përfaqson jetën.
Edhe simbolet pagane si gjarpri, dragoi, pentagrami  janë një zgjedhje e mirë për një dasëm gotike. Të dizenjuara në titan të zi apo në metal të bardhë që shoqërohen me konture të errëta, unazat e stilit gotik janë përgatitur për të krijuar imazhin e “horrorit romantik”.

Similar Posts