Të ecni bukur drejt altarit
Cili është një prej momenteve më emoncionuese të ceremononisë? Momenti i ecjes drejt altarit. Me muzikën në sfond, tapetin e kuq dhe petalet e përhapura në të, sytë e gjithë të ftuarve janë të drejtuar vetëm nga nusja. Hyrja e saj madhështore, qëndrimi i një princeshe të sofistikuar, ecja me delikatesë dhe buzëqeshja gjithmonë rrezatuese.. Nuk ka ndonjë ekuacion magjik për të patur një ecje sa më mbreslënëse drejt altarit, megjithatë ka një sërë faktorësh që ndikojnë, si : stili i fustanit, gjërësia e tij në pjesën fundore, prezenca e pjesës me tela, lartësia e takave, sa jeni mesuar të ecni në atë lartësi, sipërfaqa mbi të cilën do të ecni dhe shumë elementë të tjerë.
- Për të ecur mirë duhet të ndjeheni komode. Meqënëse mjafton stresi që mund të shkaktoj gjerësia e fustanit, mos u sforconi më shumë duke hipur në taka ekstremisht të larta. Zgjidhni këpucë me një takë mesatare, me të cilën jeni mësuar të ecni edhe më parë. Provojini këpucët e reja dhe ecni me to sa më shumë nëpër shtëpi. Kështu do të jeni praktikuar dhe do të ndjeheni rehat gjatë ceremonisë.
- Nëse nuk keni veshur asnjëherë këpucë me taka, apo ju duket e lodhshme qëndrimi për një kohë të gjatë mbi to, është mirë ti evitoni. Në vënd të këpucëve të larta mund të zgjidhni pupa apo këpucë balerina, që janë njëkohësisht elegante dhe të rehatshme.
- Praktikoni një qëndrim të sofistikuar. Ndryshe nga veshjet e përditshme, aksesorët e fustanit ta imponojne vetë qëndrimin drejt dhe elegant.
- Shkurtojeni fustanin në gjatësinë e duhur. Pavarsisht modelit që mund të ketë fustani ajo që këshillohet gjithmonë është të jetë 1 centimetër ose ½ centimetër mbi dysheme. Në këtë mënyrë gjatësia nuk do t’ju pengojë dhe ju do të ecni lirisht në çdo sipërfaqe.
- Mos u stresoni nga ideja e veshjes së fustanit. Fustanet e nuseve janë të stiluara në mënyrë të tillë që të krijojnë hapsirë dhe liri për të lëvizur, prandaj mos e shikoni këtë si diçka stresuese.
Nëse nuk keni dhimbje të këmbëve, keni zgjidhur taka në lartësinë e duhur dhe jeni praktikuar mjaftueshëm me fustanin dhe gjithë elementet e tij, nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Ajo që mbetet është të mendoni për një buzëqeshje rrezatuese, përpara bliceve të gjithë aparateve që do të drejtohen nga ju.