Të ftuarit “e bezdisshëm”
Familjarët janë automatikisht të përfshirë në listën e të ftuarve sepse janë pjesë e familjes, ndërsa disa te tjerë , si për shembull eprorin tuaj është më vështirë ta refuzoni se sa ta përfshini.
Por të ftuarit e pa dëshiruar nuk kanë përse ta prishin ceremoninë tuaj. Mjafton të dini se cilët janë këta “ngatërrestarë”, ku duhet ti vendosni dhe si të silleni me ta.
I dashuri i çuditshëm i shoqërueses së nuses
Pse është ftuar ai : është paksa e çuditshme që ky djalë ka veshur një bluze me Spiderman dhe flet rrallë. Por edhe pse nuk është tipi juaj i preferuar është personi që ka rrëmbyer zemrën e shoqërueses tuaj. Të mos ftoni në dasëm ketë djalë do të jetë një zhgenjim i madh për mikeshën tuaj.
Ku ta vendosni atë : Në vend që të krijoni një tavolinë të madhe dhe të bashkoni aty familjen dhe shoqërueset me të dashurit e tyre, vendosni tavolina më të vogla dhe qendroni disa minuta në secilën prej tyre. Në këtë mënyrë jo vetëm që nuk do t’ju duhet të qëndroni gjatë me persona që ju duken të çuditshëm, por gjithashtu do ti bëni të gjithë te ftuarit të ndjehen të barabartë dhe jo të lënë mënjanë.
Mbesa juaj e vogël
Pse është ftuar ajo: Në mënyre të qartë i keni thëne motrës tuaj se nuk keni ftuar asnjë fëmije në dasem, por sigurisht që asaj nuk i shkoi në mendje se këtu përfshihen edhe femijët e saj. Të mos merrni fëmijë në dasëm është totalisht e kuptueshme, por të lini motrën tuaj në merak për vajzen e vogel është disi e padrejtë.
Ku ta vendosni atë : në qoftë se fëmijët janë një bezdi e madhe për ju gjatë ceremonisë mund të punësoni një babysitter, që të kujdeset për ta gjatë këtyre orëve. Në këtë mënyrë do të jeni të sigurt se nuk do të dëgjohen të qara gjatë shkëmbimit të unazave apo prerjes së tortës. Gjithashtu sigurohuni të lini një vend bosh diku pranë derës, ku motra juaj mund të ulet dhe të dalë me shpejtësi në qoftë se ka diçka emergjente apo fillojnë të qarat.
Miku i ngushtë dhe “Don Zhuan” i të fejuarit tuaj
Pse është ftuar ai : jeni të shqetësuar sepse ky djalë gjithmonë dëshiron të jetë në qëndër të vëmendjes, të afrohet me çdo vajzë që sheh dhe të fillojë me shakate e tij. Megjithatë ai vazhdon të jetë miku i ngushtë i bashkshortit tuaj të ardhshëm, prandaj nuk mund ta lini jashtë nga lista e te ftuarve.
Ku ta vendosni : së pari mund të kërkoni që ai të vijë në ceremoni se bashku me një mikeshën e vet. Kështu nuk do të ketë shumë kohë për tu afruar me njerëz të tjerë. Sigurohuni që të ulet në një tavoline ku ka persona të tjerë single. Në qoftë se nuk fillon të vërtitet ky person nuk përbën ndonjë shqetësim të madh për ju gjate ceremonisë.
Kusherinjtë që mezi i njihni
Pse janë ftuar ata: mund të keni luajtur së bashku përpara 20 vitesh, por sot askush nuk i kujton këto kohë. Edhe pse nuk njiheni fare me njëri-tjerin keta persona duhet të jenë në dasëm, sepse është e vështirë për ju dhe prindërit tuaj për të shpjeguar arsyet e përjashtimit të tyre nga të ftuarit.
Ku ti vendosni : ulini në një tryezë të përbashkët me persona të tjerë të familjes që ata i njohin ose në tryezë me miqtë tuaj, nëse mendoni se do ti bëhet qejfi nga kjo. Në fund të fundit ju keni kohë që nuk i shihni, prandaj nuk mund të evitoni mundësinë që keta kushërinj të jenë njerëzit më argëtues dhe më allegro në të gjithë festën.
Mikesha juaj më e mirë që urren dasma
Pse eshet ftuar ajo : ajo është mikesha juaj më e mire dhe ju ka qëndruar pranë për vite me rradhë. Aktualisht në një gjendje të keqe sentimentale, ajo i urren dasmat. Megjithatë fakti është se nëse ajo është vërtet mikesha juaj, do të jete e lumtur për ju. Edhe pse mendoni se ajo do të shfaqë pakënaqësi për gjithçka, që nga fustani juaj deri të buqeta, kjo nuk do të ndodhë, prandaj mund ta merrni pa frikë në ceremoninë tuaj.
Ku ta vendosni atë : prezantojeni mikeshën tuaj me persona të tjerë single në ceremoni. Vendoseni atë në një tavolinë me miq të tjerë dhe sigurisht të gjithë duhet të jenë të rinj. Në qoftë se keni frikë se ajo do të mërzitet gjatë festës mund t’i kërkoni që të marrë me vete një mik të vetin. Në ketë mënyre do të ketë të paktën dikë me të cilin të kërcejë.
Eprorja
Pse është ftuar ajo : nëse nuk do të kishit shkuar në punë duke u mburrur për unazën e fejesës dhe çdo detaj tjetër të dasmës, ndoshta nuk do ta kishit këtë problem. Megjithatë thjeshte për faktin që keni kaluar shumë orë nga orari i punës duke menduar dhe duke kërkuar për fustanin, lulet dhe tortën nuk keni si ta përjashtoni eproren tuaj nga ceremonia. Dhe çfarë nuk duhet harruar, ajo ju vendos rrogën, prandaj duhet te siguroheni që të dalë nga festa e kënaqur.
Ku ta vendosni atë : bejini një ftesë çift, kështu ajo mund të marrë me vete bashkëshortin apo një mik të saj. Nëse keni marrëdhënie të mira me kolegë të tjerë të punës mund të ftoni disa prej tyre dhe ti ulni në një tavolinë të veçantë të gjithë së bashku.
Daja pasi ka pirë disa gota
Pse është ftuar ai : rregulli i artë i familjes. Daja apo xhaxhai është një person i afërt që nuk mund të mungojë në ceremoni. Pavarësisht se ka pirë shumë gota alkool dhe mund të fillojë të tregojë ndonjë histori qesharake, familja mbetet familje.
Ku ta vendosni atë : sistemojeni bashkë me persona të tjerë të familjes dhe kërkojini banakierit të mos servirë shume pijë alkolike për ata që duken në gjëndje jo të mirë. Servireni darkën shpejt në mënyrë që askush të mos pijë i pangrënë.