Të ftuarit – Ja çfarë gabimesh bëjnë ata
Gjatë planifikimit të dasmës do të haseni jo rrallë herë me pyetje të çuditshme apo sjellje të papërshtatshme nga ana e të ftuarve. Nuk ka asgjë për tu shokuar. Ndërsa ju mund të jeni përgatitur mirë mbi etikën dhe sjelljet që pranohen ose jo në një dasëm, mos mendoni se të gjithë i njohin rregullat e sjelljes dhe etikës. Megjithatë ju takon ju të gjeni zgjidhje edhe për situatat e papërshtatshme .
Më poshtë do të përmendim disa nga gabimet kryesore që bëjnë të ftuarit në një dasëm dhe mënyrat se si duhet të përballeni me këto sjellje.
1- Të ftuarit nuk konfirmojnë prezencën e tyre
Çfarë bëjnë ata : Të gjithë ata që kanë organizuar një dasëm e dinë se sa e rëndësishme është të kesh numrin e saktë të pjesëmarrësve në të. Kjo sepse ju do të filloni nga porositë për ushqimin, pijet, vendosjen e tryezave, dhe të gjitha këto është vështirë të realizohen pa pasur një listë konkrete. Megjithatë të ftuarit e shohin kthimin e një letre konfirmuese si një risi dhe jo si diçka të domosdoshme.
Cila është zgjidhja :
- Bashkë me ftesën dërgoni brenda në zarf edhe një letër konfirmimi të cilën të ftuarit mund ta plotësojnë dhe t’jua nisin në adresën tuaj.
- Prisni një javë dhe nëse nuk keni marr përgjigje, dërgojini të gjithëve një e-mail ku kërkoni konfirmim për pjesëmarrjen. Caktoni një afat deri në të cilin prisni përgjigjet.
- Nëse përsëri nuk keni një listë të plotë, caktoni një mikun tuaj, ose shoqëruesin e dhëndri të telefonojë ata që nuk janë përgjigjur.
2- Të ftuarit konfirmojnë prezencën e tyre, me të ftuar shtesë
Çfarë bëjnë ata : Lajmi i mire është që të ftuarit kanë kthyer një përgjigje për të konfirmuar pjesmarrjen. Lajmi i keq..ata do të vijnë me kënaqësi ..bashke me një mik, të dashurin, kolegun e tyre..të cilin ju nuk e keni ftuar kurrë..dhe mbi të gjitha nuk e keni parë kurrë..
Cila është zgjidhja :
- Tregohuni preciz me ftesat. Specifikoni vetëm emrin e personit qe keni ftuar.
- Vendosni disa rregulla ne lidhje me te ftuarit. Askush nuk mund te marrë një person te paftuar, përveç te fejuarit, dhe askush nuk mund te sjelle fëmije nen 18 vjeç ( nëse ju nuk e keni specifikuar që lejohen fëmijët. )
- Telefononi personin qe dëshiron te marrë shoqërues ne ceremoni, dhe shpjegojini me mirësjellje faktin se tashmë jeni te limituar ne hapësirën e prenotuar, apo ne buxhetin qe keni parashikuar te shpenzoni.
- Shpjegoni faktin se keni një liste strikte te ftuarish.
- Kërkojini miqve, shokëve dhe te afërmve tuaj që të përhapin fjalë në lidhje me listën e te ftuarve. Është me mire qe ata ta marrin vesh indirekt se nuk mund të sjellin me vete persona të paftuar.
3-Të ftuarit “bombardojnë” nusen
Çfarë bëjnë ata : Sapo shpërndahen ftesat, fillon të bjerë telefoni. Të ftuarit tuaj telefonojnë disa here dhe jo vetëm për të uruar. Ata duan te pyesin mbi mënyrat e transportit, oraret, aktivitetet. Nëse janë nga një qytet tjetër do t’ju pyesin mbi akomodimin, kostot, me ç’farë mund te merren gjate qëndrimit aty e shumë të tjera si këto.
Cila është zgjidhja:
- Jepni informacionin e duhur për çdo të ftuar. Përshini informacione mbi hotelet, restorantin, transportin.
- Ne qofte se keni të ftuar që vijnë nga qytete të tjera përpiquni t’i prezantoni dhe bashkoni ata me njeri-tjetrin.
4- Të ftuarit vijnë me vonesë
Çfarë bëjnë ata : Është e ngjashme me rastin kur shkoni me vonesë në kinema, sepse e dini që minutat e para janë trailer të filmave që do transmetohen së shpejti. E njëjta gjë ndodh dhe me të ftuarit. Por asgjë për t’u alarmuar. Ka pasur raste edhe kur i ftuari ka hyrë në kishë menjëherë pas nuses.
Cila është zgjidhja :
- Merrni parasysh vonesat kur ndërtoni skedulin e ditës se dasmës. Nëse planifikoni te jeni duke ecur drejt altarit në orën 17 : 30, shënojeni për në orën 17 : 00
- Caktoni dike që të qëndrojë te hyrja, gjatë minutave të para të ceremonisë. Kështu, nëse dikush do vijë me vonesë, ai do të sistemohet dhe të zërë vend sa me parë, pa shqetësuar dhe pa tërhequr vëmendjen e të tjerëve.
5- Të ftuarit që mbajnë fjalime të papritura
Çfarë bëjnë ata : dasmat janë evente emocionale dhe dollitë e fjalimet janë një mënyrë e mirë që familjaret dhe miqtë tuaj më të afërt të ndajnë emocionet e tyre me pjesën tjetër të të ftuarve. Por rasti kur dikush, pa lajmëruar, kap mikrofonin dhe fillon të tregojë histori apo situata të jetës tuaj që mund t’ju vendosin ne siklet, nuk është aspak i këndshëm.
Cila është zgjidhja : Fatkeqësisht e vemja gjë që mund të bëni është të duroni skenën dhe të buzëqeshni me atë që po thuhet. Në qoftë se e shihni qe kjo po zgjat më shumë seç duhet, kërkojini bandës së DJ, që në mënyrë të kujdesshme të ndërpresë fjalimin, ndoshta duke vendosur muzikë dhe duke filluar të rrisë volumin. Dhe për ta parandaluar mjafton të porosisni disa herë DJ apo personin që do të merret me fjalimet, që të mos i japë mikrofonin askujt, përveç atyre që ju keni shënuar në listë.
6- Të ftuarit bëjnë kërkesa muzikore
Çfarë bëjnë ata : keni punuar shumë për të caktuar listën e këngëve që do të luhen gjatë ceremonisë dhe papritur dëgjoni të luhet një këngë e panjohur për ju. Me siguri një nga të ftuarit ka gisht në këtë.
Cila është zgjidhja :
- Përcaktoni mirë listën e këngëve që do të luhen gjatë dasmës.
- Kërkojini qartësisht DJ që të mos luajë këngë të tjera përveç atyre në listë.
- Specifikojini atij, se nuk është e pasjellshme në qoftë se nuk plotëson kërkesat muzikore të të ftuarve.
- Ka raste kur mund ta lini të lirë DJ. Nëse ka një këngë që të fuarit kërkojnë dhe përshtatet me këngët e tjera dhe nuk e prish atmosferën, ai mund ta luaj atë.
- Dhe për të qenë gjithmonë të sigurt, krijoni dhe një listë me këngë që nuk do të donit në asnjë mënyrë të luheshin gjatë ceremonisë.
7- Të ftuarit pijnë shumë pije alkoolike
Çfarë bëjnë ata : Pijet e shumta mund t’i bëjnë të ftuarit të kenë sjellje të papërgjegjshme dhe madje edhe t’ju prishin festen.
Cila është zgjidhja :
- Nuk është përgjegjësia juaj të kujdeseni për çdo te ftuar, por ajo për të cilën duhet të kujdeseni është ceremonia e organizuar.
- Nuk mund të bëni sikur nuk po e vini re faktin që dikush po e ekzagjeron me numrin e gotave te alkoolit.
- Caktoni një person që të merret me çdo te papritur të festës. Kërkojini atij që të thërrasë një taksi apo të shoqërojë në shtëpi personat që nuk janë në gjendje të përshtatshme për të qëndruar në festë.
- Edhe pse nuk mund të limitoni numrin e pijeve që do të marrë çdo i ftuar, mund t’i kërkoni personave që servirin të mos i shërbejnë atyre që nuk duken në gjendje të mirë, ose që kanë marrë pije më shumë se të gjithë.
- Sigurohuni që në çdo tavolinë të ketë ushqime të shijshme dhe mbi të gjitha shumë ujë. Kjo do ti mbajë të ftuarit larg nga pijet alkoolike
8- Prishësit e dasmave
Çfarë bëjnë ata : Në mes të festës, kur gjithçka duket perfekte, mund te vëreni fytyra të panjohura dhe të pyesni “kush i ftoi ata ?“
Nuk është një fenomen i përhapur, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të ndodhë. Me ushqim të shijshëm, pije falas, muzikë dhe vajza të zbukuruara në detaj, shumë do të donin të përfshiheshin në ketë atmosferë edhe pse të paftuar.
Cila është zgjidhja :
- Nuk ka asgjë për tu frikësuar
- Nëse këta persona të panjohur nuk po shkaktojnë probleme , thjesht injorojini. Mund edhe ti lejoni të qëndrojnë në festë për disa orë.
- Caktoni dikë që të presë të ftuarit dhe përpiquni që ai ti dallojë miqtë nga të panjohurit.
- Nëse jeni vërtet të shqetësuar, kërkojini personave që ju kanë ndihmuar me organizimin e dasmës, që t’i largojnë ata.
- Kërkoni ndihmën e punonjësve të hotelit apo sallës ku po organizoni ceremoninë.
- Punësimi i bodyguardeve privatë mund të jetë diçka ekstreme por nëse dëshironi të jeni vërtet të sigurt dhe të ruani privatësinë e ceremonisë mund ta bëni ketë.