Të kurseni çdo ditë

Ka 2 fakte kryesore:

I pari është se ju në fund të cdo muaji e keni portofolin të boshatisur. Dhe fakti i dytë është se nuk mund të bëni asgjë për ta ndryshuar faktin e parë.

Por ka edhe 2 dëshira kryesore; të ecni drejt altarit me fustanin më të bukur që një nuse ka veshur ndonjëherë, të mbani në duar buqetën me të kombinuar, dhe 800 të ftuarit të ngelen gojë hapur kur të shikojnë se sa madhështore është torta që keni porositur. Ndërsa dëshira e dytë është të realizoni me cdo kusht dëshirën e parë. Kjo është sindroma e cdo nuseje prandaj askush nuk duhet të ndjehet në faj.

Por që gjithcka të realizohet, duhet të filloni sa më parë nga puna.

Ndoshta duket qesharake por këshillat që ju sygjerojmë më poshtë do t’ju ndihmojnë të kurseni një shumë të konsiderueshme parash ditë pas dite. Provoni të bëni disa kalkulime të vogla dhe do ta kuptoni se sa shumë elemente mund të shtoni në dasmën tuaj, dhe sa më e bukur mund të jetë ajo, nëse shtoni edhe këtë shumë qe do të kurseni cdo ditë.

Evitoni kafen e përditshme në lokalin pranë punës

Pavarësisht se mund të shijoj shumë më  shumë se sa kafeja e përgatitur në makinetën e kafes në zyrë, ju do te kurseni minimalisht 200 lekë cdo ditë, pra 6000 lekë cdo muaj.

Drekat në restorante nuk duhet të jenë të shpeshta

Nëse keni mundësi të mbani në vende të freskëta ushqimet në zyrë, mund ta shfrytëzoni këtë. Nje sandëic dhe një sallat e përgatitur në shtëpi, mund t’ju shijoj po aq shumë sa edhe dreka në restorant dhe t’ju kushtojë pothuajse 5 herë më pak.

Ecni

Ditët përpara dasmës sigurisht që do të ankoheni se jeni akoma mbi peshë. Ok! Askush nuk ju a kundërshton këtë.

Meqënëse besoni kështu, për disa muaj mund ta lini makinën të parkuar poshtë shtëpisë, dhe të lëvizni pa të. Jo vetëm do te mbani trupin ne forme, por edhe do të kurseni nje shumë të konsiderueshme cdo muaj.

Televizori

Muajt e përgatitjes së dasmës do të jenë mjaft impenjativ, do të jeni të fokusuar te detajet e cdo elementi, do të bëni shumë shopping për të siguruar cdo gjë që ju nevjitet dhe sic do ta vini re edhe vetë, do tju bjerë vullneti i mirë për tu ulur përpara televizorit. Nëse aktualissht po shpenzoni një shumë X për të patur më shumë kanale në televizorin tuaj, ruajeni këtë shumë, për të shtuar më shumë aksesorë në fustanin e dasmës, apo më shumë lule në buqetë..

Darka romantike “në shtëpi”

Pavarsisht dëshirës së mirë të të fejuarit tuaj për t’ju ftuar në një mbrëmje romantike në një restorant luksoz, tregohuni racional. Provoni të gatuani dhe të kaloni këtë mbrëmje në shtëpi. Jo vetëm do të kurseni disa para, por do filloni të praktikoheni për stilin e ri të  jetesës, si një amvisë e mirë…

Similar Posts