|

Te organizosh dasmen -10 hapat kryesore

Dasma po afron..  Ja 10 hapat bazë për të filluar me planifikimin

1. Imagjinoni dasmën e ëndrrave tuaja Filloni të shikoni të vizualizoni çdo gjë që më parë ka qënë për ju “dasma ideale”.  Tani ka ardhur koha për ta bërë atë reale dhe të prekshme. Uluni dhe mendoni mbi llojin e ceremonisë, madhësinë, stilin, periudhën dhe elemente të tjera si këto. Mendoni se kjo është dita juaj, dhe asgjë tjetër nuk ka më shumë rendësi, se sa realizimi i pritshmërisë së çiftit.

2. Ndërtoni listën e të ftuarve Një mënyrë e mirë për të qënë koherente me të gjithë të ftuarit është: ndërtoni një plan A, një listë ku do të përfshini të gjithë ata që DUHET të jenë në ceremoni. Ndërtoni gjithashtu edhe një listë B, ku do të rendisni të gjithë ata që ju do të dëshironit ti përfshini. Nëse disa persona të listës A nuk konfirmojnë praninë e tyre, mund të shtoni disa të tjerë të zgjedhur nga lista B. Kjo është një mënyre mjaft e thjeshtë, që do tju ndihmojë të jeni të organizuar, të mos devijoni nga buxheti, dhe të mos lini të paftuar asnjë person të rendësishëm. Mbani parasysh që sa më shumë njerëz të ftoni aq më shumë shpenzime do të ketë për ju.

3. Buxheti Dasmat janë të kushtueshme. Që të mos mbeteni të habitur ditën që do të paguani të gjitha faturat, organizohuni që në fillim. Mblidhni të gjithë të afermit, merrni makinën llogaritëse dhe caktoni një buxhet realist. Caktoni një listë prioritetesh, përshembull: ka më shumë rendësi pamja juaj dhe dekori i ambientit, apo ushqimet dhe komoditeti i të ftuarve? Duke vendosur prioritet ju do ta keni të qartë se ku do ju duhet të investoni më shumë. Mbani shënim çdo shpenzim që do të bëni për secilën kategori.

4. Mbani bllokun tuaj të planifikimit Një planifikuesi të mirë, i duhen 2 elementë, një aparat fotografik dhe një bllok shënimesh. Filloni me bllokun dhe mbani aty shënim çdo informacion, si përshembull kontaktet me shitësit , listën e të ftuarve, të dhënat mbi veshjen e çiftit, detaje mbi ceremoninë, dekorin, lulet , menunë kryesore, dhe gjithë elementët e tjerë të dasmës. Së dyti mbani gjithmonë me vete një aparat fotografik. Asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund tju frymezoj, prandaj çdo detaj që ju tërheq vemendjen dhe mendoni se mund ta përdorni më vonë, fotografojeni dhe bashkangjiteni me materialet e tjera të bllokut të shënimeve.

5. Zgjidhni datën Mendoni në fillim për stinen. Do t’ju pëlqente më tepër një peisazh i mbuluar nga Dëbora, apo një mbremje vere ku mund të vallëzoni nën dritën e yjeve? Mendoni per dy alternativat më të mira. Nëse nuk përshtatet alternativa e parë atëherë fokusohuni te e dyta. Evitoni ditët e festave. Çmimet janë më të shtrenjta dhe ka më shumë kaos.

6. Zgjidhni vendin ku do të zhvillohet ceremonia Çlirojeni imagjinatën dhe dilni nga kufinjtë e tradicionales. Kujtoni edhe një herë  ëndrrat tuaja të femijërisë…aty ku përpara se të përfytyronit  dhëndrin, mendonit për fustanin, vendin, ceremonin, tortën dhe muzikën. Dita për ti bërë këto ëndrra realitet po afron, prandaj lëreni veten të lirë edhe nëse shkoni drejt alternativave ekstreme, si përshembull  nje ceremoni në ajër, në teleferik, në plazh, në mal, në kopshtin zoologjik, botanik, apo në një vreshtari…

7. Organizoni festën Përpiquni të përfshini sa më shumë njerëz në party. Përvec prezencës së miqve më të ngushtë, jepini secilit nga nje rol në festë. Në këtë mënyrë do të evitoni edhe situata të pakëndëshme.

8. Blerja e fustanit Kjo është mjaft e rendesishme, por është e thjeshtë. Vizitoni galerinë e fotove në ëebsitin tonë. Aty mund të gjeni një larmishmëri fustanesh. Studjoni me vëmendje të gjitha llojet dhe stilet e paraqitura. Sigurisht që një prej tyre do t’ju ngelet në mendje. Caktoni një ditë për të shkuar në dyqanin përkatës. Do të ishte mirë që këtë ditë të jeni në shoqërinë e mikeshës tuaj më të mirë. Mos harroni të merrni me vete dhe një palë këpucë me takë, një palë reçipeta të përshtatshme, dhe një kapëse flokësh. Në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë të përcaktoni se si ju duket fustani.Në kategoritë e tjera mund të gjeni keshilla më specifike mbi zgjedhjen e fustanit  te pershtatshem, në bazë  të trupit dhe përmasave fizike, por edhe të stilit të dasmës, stinës, llojit të ceremonisë, vendit dhe shumë faktorëve të tjerë.

9. Filloni rezervimet Sapo të keni rënë dakord mbi llojin e dasmës, filloni me prenotimet e vendit të ceremonies, fotografit, pastiçerisë, stilistes dhe estetistes. Sigurohuni ta bëni këtë në avancë. Në këtë mënyrë jeni të sigurt që do te jeni në duart e profesionistëve që ju vetë keni zgjedhur. Të zgjedhësh atë që është ideale është mjaft e vështirë, pothuajse e pamundur. Prandaj nëse e shihni se një elemente i përmbush 80 për qind të parashikimeve tuaja, mos hezitoni të bëni prenotimin.

10. Mbështetuni në ndihmën e miqve dhe të afërmve Në çdo fazë të planifikimit dhe organizimit të ceremonisë mos harroni se nuk jeni vetëm. Merrni sa më shumë informacion dhe pranoni këshillat dhe mbështetjen e atyre që ju qëndrojnë pranë.

Similar Posts