Të vallëzosh si profesionist

Për shumicën e çifteve të dalësh në pistën e  vallëzimit, dhe të kesh vështrimin e të gjithëve është një stres më vete. Megjithatë, edhe ata që nuk janë të talentuar nuk duhet të shqetësohen. Mjaftojnë disa seanca nën mbikqyrjen e një profesionisti, dhe situata do të përmirësohet dukshëm. Jo  vetëm do të familjarizoheni me hapat bazë të  kërcimit, por do të jeni edhe më të lirshëm, për të shijuar kështu çdo moment të ceremonisë. Rekomandohet që kurset e vallëzimit ti filloni të paktën 6 muaj përpara ceremonisë.

Seancat e para duhet të jenë private e më pas, kur të dy të jeni sado pak të përgatitur mund të vazhdoni me seanca në grup. Por ky vendim varet nga koha dhe buxheti që keni në dispozicion. Përpara se të fillojë kursi duhet të keni përcaktuar llojin e muzikës që do mbizotërojë gjatë ceremonisë, e pasi të dy të jeni përgatitur mirë për vallëzimin e rendësishëm, mund të vazhdoni edhe me disa seanca të tjera për të ushtruar edhe lloje të tjera kërcimesh. Në artikullin “Llojet e kërcimeve” http://www.marled.al/balkantours/lloje-kercimi/ mund të lexoni informacione mbi llojet kryesore të kërcimeve.

Kursi mund të zgjasë nga 5 deri në 10 seanca, dhe rekomandohet që ato të ndiqen të paktën një herë në javë (dy herë në javë është kombinimi ideal). Seancat zgjasin maksimalisht në 45 minuta, megjithatë edhe seancat prej vetëm 20 minutash janë mjaft efikase, sepse në një kohë më të shkurtër përkushtimi, përqëndrimi dhe serioziteti është më i madh. Rezultati final: më të përgatitur për kercimin, më pak të stresuar, një formë më e mirë fizike, dhe më shumë kohe e kaluar së bashku.

Similar Posts