Të zgjedhim fustanin sipas formës së trupit

 

 

Të zgjedhim fustanin sipas formës së trupit? Ja cfare ju pershtatet me shume:

Trupa të imët: 

Këshilla e parë për vajza me trupa të imët është: mbani sa më pak aksesorë. Në lidhje me fustanin, bishti me model  kishtar  siguron që trupi të duket i strukturuar siç duhet. Modele ball gown dhe siren mund të mbingarkojnë figurën.

Trupa të gjatë:

Fatmirësisht trupa të tillë duken bukur në pothuajse çdo model, që nga ball gowni, modeli princesh e A- line, modelet e drejta apo siren. Ajo që duhet të evitoni janë modelet mbretëror si dhe lulet e shumta. Buqetat shumë të mëdha ose shumë të vogla, janë një tjetër element që duhet evituar.

Trupa me bel të gjërë:

Ne këto raste këshillohet Modeli Princeshë dhe shoqërimi me taka te larta. Aksesorët me diamante të shndritshëm mund të jenë nje hile e zgjuar.

Trupat me shpatulla të gjëra:

Rregulli numër një: Nëse keni shpatulla të gjëra nuk duhet të veshni asnjëherë modele me formë laku apo me shpatulla jashtë. Nuk këshillohet asgjë që e vendos theksin te krahët dhe shpatullat. Jakat e rrombullakëta, aksesorët dhe bizhuteritë fine e elegante përshtaten mjaft mirë.

Bust i mbushur:

Korset janë një ndihmë e mirë në këtë rast. Fustane me jakë katrore apo rrethore, theksojnë pjesën e bustit. Rripa të gjërë në mes, zvogëlojne gjerësine e belit, prandaj duhet zgjedhur me domosdoshmëri një fustan me rrip.

Për trupa në formën e orës me rërë (Hourglass):

Ky është rasti kur gjerësia e shpatullave dhe ijeve është e njejtë, dhe forma e belit e theksuar.

Në këto raste rekomandohen modelet ball gown (busti i ngushtë dhe gjërësia që fillon në pjesën e belit.)

Busti ka formë korseje që thekson pjesën e sipërme të trupit. Me një model ball gown duhet të tregoheni të kujdesshëm me aksesorët, duke i përzgjedhur sa më të thjehstë e jo të ekzagjeruar.

Nëse keni këtë formë trupi mund të zgjidhni çdo gjë që ju ndihmon të tregoni me krenari format e belit.

Trupat në formë “dardhe”

Janë trupa që kanë një gjerësi më të madhe në pjesën e ijeve. Modeli që rekomandohet është modeli princeshë  (A-line) që mbulon dhe fsheh gjerësinë e vitheve duke ju dhënë një pamje me elegante. Bishti me model kishtar është mjaft i përshtatshëm në këtë rast. (Modeli i demostruar ne foto)

Një rekomandim tjetër vjen për flokët. Flokët e lëshuar shërbejnë për të krijuar balancë.

Krahe të mbushur:

Pëlhura të lehta dhe të tejdukshme që hidhen pas krahëve jane një ide e mirë. Zgjidhni mënge treçerekshe ose të gjata. Mëngët e shkurtra? Janë një JO e pandryshueshme.

[gdl_gallery title=”si-te-zgjedhim-fusanin-ne-varesi-te-formes-se-trupit” width=”175″ height=”175″ ]

Similar Posts